Volodymyr Zelensky po përballet me një zgjedhje të tmerrshme, mes një marrëveshjeje të keqe dhe mungesës së çdo marrëveshjeje për fundin e luftës në Ukrainë.
Pas muajsh lëvizjesh të çrregullta diplomatike, presidenti ukrainas është vendosur përballë një realiteti që deri pak kohë më parë dukej i paimagjinueshëm, raporton CNN.
Ideja që Ukraina t’i dorëzonte territor Rusisë në këmbim të paqes ishte tallur hapur në Kiev dhe në Evropë, por megjithatë u shfaq në draftin e parë të planit 28-pikësh të Trumpit.
Propozimi kundërshtues evropian e ka hequr këtë element, por fakt mbetet se ai nuk ka humbur nga lista e kërkesave maksimaliste të Vladimir Putinit.
Cikli, duket, do të përsëritet sërish. I dërguari special i Trumpit, Steve Whitkoff, ka gjasa të dëgjojë edhe një herë në Moskë se Ukraina duhet të heqë dorë nga Donetsku po të dojë “paqen”.
Ky mesazh do t’i përcillet Trumpit, Zelensky do të vihet nën presion të ri dhe në horizont do të shfaqet një tjetër “afat”, njësoj si ai i vendosur për Ditën e Falënderimeve.
Situata e shtyn Kievin drejt një dileme gjithnjë e më të ngushtë, ku alternativat duken po aq të rrezikshme sa edhe të pashmangshme.
Nuk e ka ne dore zelensky ate gje por populli.
Zgjidhja tjetër është futja në luftë e Francës, Gjermanisë dhe Anglisë përkrah Ukrainës dhe kundër Rusisë. Por popujt europianë nuk janë të gatshëm sot të vriten për Ukrainën.
600 dron nga Rusia pēr nē Ukrain sot mē 29 nēntor, nuk mund të themi qē paqa ēshtē afēr.Zemērimi i nēnē Rusi ēshtē aq i madh, saqē Ukraina e ka humbur pērjetēsisht Panvarsin.
Pse qenka zgjidhje e tmerrshme nese krahinat rusishtfolese te bashkohen me Rusine?
Pse qenka zgjidhje e tmerrshme nese krahinat rusishtfolese te bashkohen me Rusine?
Ky Zelenski mafiozi edhe pse i kane rene breket ne fund te kombeve hiqet edhe si fodulle e patriot i madh.Ashtu e shtyjnë padronet e tij evropjane per t'a mbajtur ne kembe per te keqen e Ukrainen.