Pas dorëheqjes, këshilltari kryesor i Zelensky-t niset drejt frontit të luftës

29 Nëntor 2025, 18:10Bota TEMA
Pas dorëheqjes, këshilltari kryesor i Zelensky-t niset drejt frontit

Ish-shefi i Zyrës së Zelenskyt njofton në një letër për New York Post se nuk dëshiron t’i shkaktojë probleme presidentit

Andriy Yermak, ish-shefi i kabinetit të Presidentit të Ukrainës, ka njoftuar se do të shkojë në vijën e frontit. Vendimin e ka bërë publik përmes një mesazhi dërguar The New York Post, ku shpjegon se nuk dëshiron t’i krijojë probleme Presidentit Volodymyr Zelensky dhe për këtë arsye ka zgjedhur të tërhiqet dhe të angazhohet drejtpërdrejt në front.

Ai nuk ka dhënë detaje mbi kohën apo mënyrën se si do të bashkohet me forcat ukrainase, por ka lënë të kuptohet se vendimi është i pakthyeshëm.

Yermak shprehet i zhgënjyer nga sulmet publike kundër tij dhe veçanërisht nga mungesa e mbështetjes nga ata që, sipas tij, e dinë të vërtetën.

“Jam i neveritur nga balta që hidhet mbi mua dhe akoma më i neveritur nga mungesa e mbështetjes së atyre që e dinë çfarë po ndodh realisht”, ka shkruar ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një mesazh të publikuar në kanalin e tij në Telegram, ka njoftuar planin për një “rifreskim” të zyrës së tij, me shefin kryesor të stafit, Andriy Yermak, që ka paraqitur dorëheqjen.

Zelensky konfirmoi se Yermak e ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen gjatë ditës së sotme.

“Jam mirënjohës Andriy-t që gjithmonë ka paraqitur pozicionin ukrainas në negociata ashtu siç duhet. Ky ka qenë gjithmonë një pozicion patriotik. Por unë dua të mos ketë thashetheme dhe spekulime,” tha ai.

Zelensky shtoi se nesër do të zhvillojë “konsultime” për atë se kush mund të marrë detyrën e shefit të stafit.

Ai shpjegoi se ky hap vjen në një moment kur Ukraina ka nevojë për “forcë të brendshme”, në prag të bisedimeve të rëndësishme që lidhen me një marrëveshje të mundshme paqeje.

2 Komente

  1. t
    tetovari2

    Mos ka gisht këtu matrapazi Trump?

    Përgjigjjuni
    1. N
      NWO Satanic Cult

      Mossss...cifuti n'fjale mundohet me ane t'mediave simotra edhe t'na hedhe hi syve andaj ne duhet ti hapim ato qarte...ju prish imazhi pas u kap duke vjedhur millionat ndersa v'llaznit ruso-ukrahinas vrasin njani tjetrin per llogari t'atyne qe sundojne boten..sh'noshe gjeja e gjalle se njerezia shkon e vjen

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje