E gjithë hapësira ajrore mbi Venezuelë është e shkretuar. Me qindar fluturime, të cilat duhet të kalonin mbi shtetin e Amerikës së Jugut kanë devijuar rrugët e tyre dhe shkak është bërë njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, se të gjithë do të bënin mire të qëndronin larg lartësive venezuelase.
Një sulm po përgatitet për rrëzimin e Nicolas Maduros? Gjasat janë shumë të mëdha.
Analistë politikë dhe kanale të shumta komunikimi në Telegram, të specializuara në çështjet e luftës, po njoftojnë për një ultimatum që Trump I ka dhënë Maduros, i cili nga sa kuptohet lidhet me 36 orë kohë për të lënë pushtetin dhe për të ikur diku në ekzil.
“Kodet” janë bërë edhe më të qarta me senarotin Lindsay Graham, i cili shkroi në X se “Turqia dhe Irani” janë vende shumë të bukura për këtë kohë të vitit.
Pra, një paralajmërim indirekt se Maduro i ka orët e numëruara dhe se duhet të jetë gati për atë çfarë e pret, i cili me gjasë mund të jetë një sulm i koordinuar ajror amerikan.
Nga Caracasi nuk ka ende një reagim zyrtar, por masa e re pritet të tensionojë edhe më tej situatën tashmë të brishtë.
Lëvizja e Trump-it vjen pas javësh deklaratash të forta nga zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët e akuzojnë regjimin e Nicolas Maduros për bashkëpunim me rrjete të trafikut të drogës dhe korrupsion të thellë.
Administrata amerikane pretendon se mbyllja e hapësirës ajrore është pjesë e një fushate më të gjerë për të frenuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, por shumë analistë paralajmërojnë se në sfond po ndërtohet një skenar që mund të çojë drejt përpjekjeve për rrëzimin e Maduros nga pushteti.
Në këtë kuadër, SHBA-të kanë dislokuar një aeroplanmbajtëse në Karaibe dhe kanë kryer bombardime kundër mjeteve detare që i kanë identifikuar si pjesë të operacioneve të trafikut të drogës, duke shkaktuar dhjetëra viktima – operacione që ekspertë të Kombeve të Bashkuara i kanë cilësuar si ekzekutime jashtëgjyqësore.
Tensionet janë rritur edhe më shumë pasi Trump paralajmëroi gjatë kësaj jave se SHBA-të do të nisin së shpejti goditje edhe “tokësore” kundër rrjeteve të trafikut venezuelian, deklaratë që është interpretuar gjerësisht si një shenjë e qartë se operacionet amerikane mund të zgjerojnë fushën e tyre të veprimit.
Në një adresim televiziv, Maduro reagoi me sfidë, duke theksuar se populli venezuelian nuk do të trembet dhe se vendi është i përgatitur të mbrojë sovranitetin e tij.
Ndërkohë që retorika përshkallëzohet, rajoni po hyn në një fazë të re pasigurie. Mbyllja e hapësirës ajrore mund të ndikojë në trafikun civil, transportin humanitar dhe operacionet ndërkombëtare të sigurisë, ndërsa rreziku i një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes SHBA-ve dhe Venezuelës sa vjen e rritet.
Situata duket e destinuar të mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar pret zhvillimet e radhës të një krize që po thellohet nga dita në ditë.
Ēshtē e vērtet qē Kuba dhe Venezuela kan mbetur pas nē kontinentin Amerikan pasi Kastro dhe Chavez ishin anti american.Tani administrata Trump e sheh tē udhēs qē tē fuqizoj Venezuelēn si nē ekonomi po dhe nē mbrojtje, duke vendosur njerēzit e saj mē tē aftē nē krye tē punēs.
PO hik o loqe.. se nuk mendon kaq shume Trumpi. Mjafton qe Maduro ti premtoje qe USA do te kontrolloje naften e Venezueles ( qe ka nder rezervat me te medha ne bote ) . dhe e shef ti sa sa do ta fuqizoje Trumpi VEnezuelen. Trumpi do nje qeveri ( si ne siri) me nje kukull ne krye dhe te kete monopolin e naftes venzueliane. Ju dhe propaganden pro Trump e beni si propagande per debilet. Vetem ata i besojne ato qe shkruani.
Venezuela ka shum nafte
Korea e Veriut me siguri e ka rradhën pas Venezuelës!?
Maduro mund te shkoje perkohesisht emigrant ne Rusi apo Kine, por do kthehet prej andej fitimtar. E kur te mbrije ne Caracas pas emigrimit, do ta prese me lule z,Trump, ne ate kohe jo me president por dashamires.
....kjo është America. Per ca fuçi nafte me shume do te pushtoje nje vend sovran. Ky idioti portokalli do çmim Nobel per paqe .Çfare ndryshim ka nga Putin ky BOLE portokalli ?
Po Meksi kur do e hajë? Çthotë gazeta higjenike SOT për këtë kollos të dhjerokracisë 35 vjeçare???