Sot bllokohet segmenti Kakavijë–Janinë, shkak protesta e fermerëve grekë

30 Nëntor 2025, 07:40Bota TEMA
Sot bllokohet segmenti Kakavijë–Janinë, shkak protesta e

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar të dielën për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se protesta do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në orën 22:00 me orën greke.

Lini një Përgjigje