Blinken: Rusia nuk është serioze në bisedime

29 Mars 2022, 16:52Bota TEMA

Blinken: Rusia nuk është serioze në bisedime

Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, mendon se Rusia nuk është serioze në bisedimet e saj me Ukrainën, mbi negociatat që janë zhvilluar sa i përket armëpushimit pas agresionit rus dhe luftës së nisur në pjesën më të madhe të vendit evropiano-lindor.

“Nuk ka pasur shenja të një serioziteti real nga Rusia”, ka thënë Blinken, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm maroken, Naseer Bourita.

Sipas kreut të diplomacisë amerikane, është pikërisht kjo arsyeja, se pse bisedimet kanë pasur progres në mënyrë të efektshme.

“Ka gjëra që Rusia i thotë dhe ka gjëra që Rusia i bën. Ne jemi të përqendruar tek kjo e dyta”, deklaroi ai.

Në terma konkretë, sekretari amerikan i Shtetit, artikulon se pretendimet ruse për fillimin e një tërheqjeje të pjesshme nga rrethinat e Kievit, janë veprime, të cilat Moska i ndërmerr për të hequr vëmendjen e njerëzve dhe për t’i bërë të besojnë se nuk po bën atë çfarë po bën.

“Nëse ata mendojnë se një përpjekje për të marrë pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës do të jetë e suksesshme, gabohen rëndë”, theksoi ai.

Teksa në fund, nuk mungoi as thirrja ndaj rusëve për t’i dhënë fund agresionit menjëherë dhe për të tërhequr të gjitha forcat ushtarake, për t’u angazhuar në tryezat diplomatike.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    fjalë e drejtë“Ka gjëra që Rusia i thotë dhe ka gjëra që Rusia i bën. Ne jemi të përqendruar tek kjo e dyta”! gënjeshtarë më të mëdhenj!? nuk e di a mund të gjesh!? ndoshta rama e vuçiçi!? vetëm se nuk kanë takat!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje