
Inteligjenca amerikane pohon se po vihet re një ndryshim i madh strategjie nga ana e Moskës, e cila sipas saj, ka filluar të tërheqë një pjesë të trupave nga zonat përreth Kievit.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike ofensivën” ne kryeqytetin ukrainas dhe ne Chernihiv. Shtetet e Bashkuara, konfirmojnë se ka vërtet lëvizje në terren. Rusia sipas tyre, po fillon tërheqjen e disa forcave duke përfshirë këtu Grupet Taktike të Batalioneve Ruse.
Forcat ruse tani po tërhiqen në disa zona veriore për ta fokusuar vëmendjen e tyre tek rajonet lindore. SHBA mendon se Rusia do ta mbulojë tërheqjen e ushtarëve të saj me sulme ajrore dhe zjarr artilerie. Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë megjithatë se qëndrimi rus mund të ndryshojë përsëri nëse këtë gjë do t’ia lejojnë kushtet e betejës.
Një lëvizje e tillë pason nisjen e raundit të radhës së bisedimeve mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, ku palët duket se vijnë secila me lëshime. Në këndvështrimin e Amerikës, nuk bëhet fjalë për një rigrupim afatshkurtër të trupave të Moskës, por për një lëvizje afatgjatë duke qenë se Rusia, nga sa pohon CNN, është duke u përballur vazhdimisht me dështime në veri. Ajo që shqetëson SHBA-në është mbajtja e aleatëve europianë të bashkuar në qëndrimin e tyre për të ushtruar presion ekonomik ndaj Moskës, pasi Uashingtoni pret që trysnia të vazhdojë me qëllimin të detyrohet Rusia ta pranojë marrëveshjen e paqes e t’i japë fund luftimeve.
ajo që dihet në këtë agresion ushtarak është vlersimi tmerrësisht i gabuar i asaj që do të ndodhte!! kur luftërat fillohen e drejtohen nga diktatorët aty ka vetëm një gjë që është e saktë-vlersimi i gabuar i gjithçkaje,një vetbesim i tepruar dhe një përfundim i keq për të gjithë pjestarët në luftim!! xhuxhi i rusisë,pati jo vetëm një vetbesim të tepruar por dhe një narcizizëm të tmerrshëm!! vendimi i tij për të sulmunar ukrainën ishte një shkatërrim për rusinë!! agresioni tregoi se i gabuar ishte: -vlersimi për ukrainasit -vlersimi i ushtrisë ruse -vlersimi i NATOs -vlersimi i BE _ukraiasit u vlersuan si të dobët dhe sikur do të përkrahnin pushtimin dhe jo qeverinë e tyre!ata jo vetëm e mbështetën qeverinë e tyre por dhe ata që konsideroheshin si viktima të kësaj qeverie,pra rusët e "dhunuar"nga ukrainasit,kapën armët kundër agresionit putinian! _ushtria ruse tregoi se nuk është në gjëndje të kordinohet,është ushtri e një shteti pa brekë në bythë që nuk ka mundësi ta mbajë as me bukë! _reagimi si një aleancë 100% funksionale NATO tregoi menjëherë dhëmbët në kufijt e saj me rusinë!tregoi se armatimi i saj është jashtëzakonisht shumë para atij rus! _BE tregoi një bashkim të papritur,që as nga vetë vëndet e saj ndoshta nuk e kishin pritur!sanksionet e vendosura ishin të jashtëzakonshme,të pasuruara dhe me idiotësinë e xhuxhit për ti detyruar të paguajnë me rubla!! ky është momenti për të bërë atë që duhej bërë shumë e shumë vite më parë!të paktën që nga 2014!! rrëzimin e këtij xhuxhi sociopat dhe pastrimin e rusisë nga armët bërthamore!!një vëndi të tillë duhen ti ndalohet të mbajë armë bërthamore!! me këtë veprim mund të ketë mundësinë dhe populli rus të fillojë e të jetojë në një vënd demokrtik!! sociopatë që kanë mundësinë të kenë një fuqi të tillë,si ka rusia me armët bërthamore,nuk duhen të kenë mundësinë të vijnë në pushtet!!janë shkatërrim për popullin e tyre e për botën mbarë!! ajo që tha bajden duhet çuar deri në fund,edhe nëse nuk u tha me atë qëllim!!