Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, çështjet që u diskutuan sot

29 Mars 2022, 13:55Bota TEMA

Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, çështjet që

Pas 4 orë bisedimesh, kanë përfunduar negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, delegacionet e të cilave u takuan sot në Turqi. Nuk dihet nëse do të ketë bisedime të tjera nesër.


Këshilltari i Presidentit ukrainas ka zbuluar çështjet që u diskutuan në Stamboll. “Çështja e parë ishte marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të Ukrainës. Vetëm me një marrëveshje të tillë përfundon lufta. Ukraina pranon statusin neutral vetëm nëse i jepen garanci”, tha Mykhailo Podolyak

Çështja e dytë, shtoi Podolyak "kishte të bënte me armëpushimin, në mënyrë që çdo problem humanitar të zgjidhet”.

“Dua të nënvizoj se sot kemi një tjetër problem, që është përshkallëzimi i luftës, i urrejtjes, dhunës dhe shkelja e rregullave të luftës, jo vetëm në fushë-betejë”, tha këshilltari presidencial.

 

 

1 Komente

  1. D
    Dardan

    Sa te kete jete Putini, bota nuk do te kete me qetesi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje