Putini është gati, por lideri çeçen është kundër negociatave me ukrainasit: T’i shkatërrojmë

29 Mars 2022, 12:27Bota TEMA

Putini është gati, por lideri çeçen është

“Këto negociata do të jenë të kota dhe jam i bindur për këtë”. Kështu ka deklaruar lideri çeçen Ramzan Kadyrov në lidhje me raundin e katërt të bisedimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase që po mbahet sot në Stamboll, sipas la repubblica.

”Mendoj se duhet të përfundojmë atë që filluam, të shkatërrojmë nazistët. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të vendosim se çfarë duhet të bëjmë më pas”, përfundoi ai.

Këtë herë ndryshe nga çdo herë tjetër diskutimet mes delegacioneve Kiev-Moskë në Stamboll zgjatën vetëm një orë.

Një tjetër gjë e pazakontë që u vu re në këtë raund të ri bisedimesh ishte prania e presidentit turk Erdogan dhe oligarkut rus Abramoviç. Gjithashtu mendohet sipas analistëve nga të dyja palët se ky ishte takimi më seriozë për sa i përket negociatave finale.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Një tjetër gjë e pazakontë që u vu re në këtë raund të ri bisedimesh ishte prania e presidentit turk Erdogan dhe oligarkut rus Abramoviç." ndoshta ky fakt mund ti japë kuptim "helmimit" të abramoviçit!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saleh Sheçer Rrahmi Berusha

      Ky qeqeni personal i Putinit te ishte ne Shqiperi do ishte ne linje me Salehun.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje