Fjalët e pakujdesshme por të sinqerta të Joe Biden, po fillojnë ta shembin murin e Putinit

29 Mars 2022, 11:08Bota Nga Christian Rocca “Linkiesta”

Fjalët e pakujdesshme por të sinqerta të Joe Biden, po

Joe Biden ka qenë gjithmonë një politikan i gafave në seri, aq sa ai luante shpesh me këtë të metë të tij për të folur jashtë skemave që imponon të qenit politikisht korrekt. Dhe kjo deri në pikën që e bënte Biden jo vetëm një markë tregtare, por edhe një mënyrë për të transmetuar mesazhe, që përndryshe nuk do të mund të ishin përcjellë.

Deklarata e bujshme e presidentit amerikan se Putini “nuk mund të qëndrojë më në pushtet”, e bërë gjatë vizitës së tij në Poloni në fundin e një fjalimi të hartuar me shumë kujdes, me siguri që i shpëtoi, dhe nuk është kodifikimi i një doktrine të re në favor të ndryshimit të regjimit në Moskë.

Por njëkohësisht ajo është pasojë e drejtpërdrejtë dhe e vërtetë e fjalëve të thëna deri në atë moment jo vetëm nga presidenti amerikan, por nga të gjithë liderët perëndimorë dhe opinioni i tyre publik, përballë mizorive të kryera nga ushtria ruse në Ukrainë.

Që ajo deklaratë ishte një gafë, kjo nuk mund të thuhet me saktësi, edhe pse të paktën kështu u përpoqën ta kalonin njerëzit e Joe Biden. Shtëpia e Bardhë nxitoi që ta vendoste në kontekst atë shprehje, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken saktësoi se “i takon popullit rus” të vendosë se kush qeveris në Moskë.

Edhe pse nga ana tjetër, ai renditi të gjitha krimet e luftës nëpërmjet një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, përcaktuar si më poshtë: “Krimet e luftës”, që i atribuohen Vladmir Putinit, duke shënuar kështu një pikë pa kthim në marrëdhëniet e ardhshme midis udhëheqjes ruse dhe pjesës tjetër të botës.

Shqetësimi i përgjithshëm që shkaktoi deklarata e Joe Biden bazohet në dy pasoja të mundshme negative. E para është se ai mund të shndërrohet në një argument propagandistik për klanin e Kremlinit që është i aftë të mobilizojë masat ruse. E dyta është se ajo nuk i lë asnjë rrugëdalje Putinit nga telashet ku e ka futur veten, dhe me të cilin Perëndimi po përpiqet të negociojnë një marrëveshje për paqe.

Pra me pak fjalë, kritikët e presidenti amerikan Biden argumentojnë se rreziku i zgjerimit të konfliktit në Ukrainë është rritur dhe janë zvogëluar shanset për një negocim. Natyrisht ka edhe nga ata që me disa arsye, argumentojnë se ajo fjali është në të vërtetë e parëndësishme, sepse Putini është angazhuar për vite përmes lajmeve të tij të rreme në shpëlarjen e trurit të opinionit publik, dhe jo vetëm atij rus, për një sulm të afërt të NATO-s ndaj Rusisë.

Dhe sigurisht që ai nuk ka nevojë për një deklaratë të fortë të Biden për të ushqyer propagandën e tij. Imazhet e qyteteve të Ukrainës të rrafshuara me tokën, dhe qëndrimet zyrtare të të gjitha organizatave shumëpalëshe e kanë vënë tashmë Putinin me shpatulla pas murit, ndaj fati i Putinit duket i vulosur edhe pa denoncimin e Biden.

Po ashtu, është e mundur që një kërcënim i drejtpërdrejtë si ai i lëshuar rastësisht nga Biden mund të ketë qëlluar në shenjë, duke qenë se i drejtohej një despoti që deri një muaj më parë ishte i bindur se ukrainasit do ta mirëprisnin me trëndafila dhe lule, dhe se perëndimorët nuk do të kishin reaguar kurrë me vrullin që kanë treguar këtë muaj.

Por duke e bërë Putinin të kuptojë se në thelb bota e lirë nuk është aq e dobët sa besonte ai, se ajo ka aq guxim sa të bëjë hapur thirrje për largimin e tij nga pushteti, ndoshta mund ta bindë presidentin rus të ri-kalibrojë sulmin e tij ndaj Ukriainës.

Pastaj ekziston një teori tjetër, sipas së cilës deklarata “Pash Zotin, ai njeri nuk mund të qëndrojë më në pushtet!”, është një gafë që të kujton atë të një presidenti tjetër amerikan, të bërë më 12 qershor 1987 gjatë një fjalimi të mbajtur në Berlinin Perëndimor, para Portës së Brandenburgut.

Në atë rast, ndërsa 50 mijë gjermano-perëndimorë protestuan kundër pranisë provokuese të presidentit amerikan, Ronald Reagan shtoi një fjali në fjalimin e tij, të cilën stafi i tij dhe Departamenti i Shtetit nuk do të donin që ai ta thoshte.

Pati një diskutim të madh të brendshëm nëse do të thuhej apo jo kjo fjali, por në fund deklarata e famshme “Zoti Gorbaçov, rrëzojeni këtë mur!”, u bë simbol i fitores së botës së lirë dhe i fillimit të rrënimit të regjimit totalitar sovjetik.

Sot është e pamundur të imagjinohet nëse thirrja e Joe Biden për ta dëbuar Vladimir Putinin nga Kremlini do të përkeqësojë spastrimin etnik të rusëve në Ukrainë, apo nëse përkundrazi do të mbahet mend si fillimi i fundit të mafias putiniane.

Megjithatë, është e qartë se ka nga ata që ndihen më të sigurt nën ombrellën e një presidenti amerikan që i shket goja dhe tregon të vërtetën e pakundërshtueshme mbi një diktator kriminel, sesa nën paraardhësin e tij që e admironte dhe ende e admiron Putinin, dhe që i detyrohet atij për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, dhe kushedi se çfarë tjetër.

Së fundmi, ky është momenti në të cilin duhet kujtuar se strategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Paul Manafort, u dënua (dhe më vonë u fal nga Trump) për fshehjen e disa miliona dollarëve të marra nga Viktor Janukovic, kukulla e presidentit rus, i vendosur nga Putini në krye të Ukrainës, vend ku Manafort kishte udhëhequr tre fushata të ndryshme elektorale derisa me votën unanime të Parlamentit të Kievit, Janukovic u dëbua në Rusi./ Përktheu: abcnews.al

31 Komente

  1. K
    KM

    Shume te sinqerte,Megjithese te pamenduara.Pra ,sinqeritet i nje te rrjedhuri.Vetem nje gje nuk shpjegon,sa qendrojne akuzat e kasapit Putin per laboratoret e viruseve biologjik ne ukraine te djalit te bidese. Se edhe ne Irak lufta me antraksi mbi bazen e informacioneve te rreme te CIAshpertheu.Dhe pastaj ,pasi u derdh mjeku,doli pergenjeshtrimi per lajmet e trema te CIAdhe naten e irakut per djalin e bidese.Sa i shtrenjte djali,si ze i i Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saleh Sheçerr Rrahmi Berusha

      Ai president i Amerikes nje loqe nga fundi i botes e quan t e rrjedhur. Opo late nam o fare e lodhur e nje shteti qe jemi. Shteti me vk ne bote gjykon shtetin me te fuqishem ne bote. Amerikanet nuk dine ca votojne po ne qe votojme dy rrota kari njehere ramen e njehere berishen jemi njesha. Koqet e teorive konspirative bejne si te zgjuar. Ca rrota kari qe shikojne video ne youtibe dhe mendojne se i dine te gjitha Ju qifte putini ju qifte. Mu ne mendje

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni pe betoni

        hahahahaa e vertete

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saleh rrace e shpifur

          Nga e di ti se ca Mendon populli I US o Saleh hale. Shko mer motren se te ka mebetur akoma ne rruget e Milanos

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saleh Sheçerr Rrahmi Berusha

            Po e dike ti kar me zile katnari i mutit. Merr motren coja Putinit ti besh pak qefin se i futi karin ne goj amerika. Po ikin si kurva nga kievi

            Përgjigjjuni
        2. a
          anti25642654censurë

          KM,kremlin që nuk je shqiptar!?kjo dihet,mund të kesh lindur dhe të kesh shtetësi,por prapë je një bastard!! nuk je as i pari e as i fundit,në vazhdën e bastardëve!! ha mut sa të duash,të përshëndes me gjithë zëmër!!dikush duhet ta pastrojë dhe mutin!!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hanter Badaleja

            Ore ti shejtan - budalla (anti.......) me sa shoh une ti po han mut dhe jo KM !!! Po han mut te thate made in Usa direkt nga prodhuesi ,nga bytha e Bidese !!!! Perse hidhesh si kopil ferrash dhe sulmon te tjeret kot ??? Nuk te pelqeu komenti i tij , ai nuk ofendoi askend .....perse i thua bastard ??? Holle holle bastardin e kompleton ti me shume se askush ketu te Tema dhe mbaj gjuhen se po e hollon shume me lepirjet qe i ben loqeve te fishkura te Bidese ......pse vetem Bidese , ti lepin te gjitha loçkat vetem te jene nga te Daj Samit !!Pastaj me sa shoh ti nuk ke lene mut (koment) pa pastruar te Tema keshtu qe KM s'ka se ç'te pastroje !!!!!

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              Hanter Badaleja,ke të drejtë o më qifsh tët ëmë!!

              Përgjigjjuni
          2. K
            Kalec Dega

            Ky eshte Bideni qe votuan dhe shqipkart komuniste, me vendbanim ne SHBA-ne kapitaliste..., lol = Shqipkart nga Shqipria e leshit jane aq te zgjuar sa akoma nuk jane Evropiane, lol

            Përgjigjjuni
            1. j
              janullatos pisoglentis

              edhe ty te kishim mangut o bythqir i janulles

              Përgjigjjuni
          3. a
            anti25642654censurë

            "E para është se ai mund të shndërrohet në një argument propagandistik për klanin e Kremlinit që është i aftë të mobilizojë masat ruse." a mos valë e pengon ndonjëgjë putanën të shpikë turrli gomarllëqesh për të tërhequr popullin e tij trap rreth vetes?? a mos vallë ka pasur ndonjë shkak për të thënë "nato është kundër nesh"?? jo i ka intreresuar dhe e ka thënë!mos vallë i interesonte lufta në ukrainë!? jo dhe e ka filluar!! atij i duhet një shkak për të "mobilizuar" idiotët,dhe atë e sajon!! deri tashti ka sjellë ndonjë rezultat "të qënit politik korrekt"(si e kuptoni ju)?? asgjë!ai ka bërë atë që ka dashur e asgjë më tepër! ai ka thënë "këta kanë frikë"!ai ka përkëthyer gjithnjë mirsjelljen për dobsi! e nëse i tregohet vëndi!? ndoshta kupton! nëse nuk kupton dhe kështu!? përse duhet ta quajmë patjetër "derrin dajë"?? i themi derr dhe mbaron muhabeti!! nëse nuk do të ketë mundësi për të negociuar,"E dyta është se ajo nuk i lë asnjë rrugëdalje Putinit nga telashet ku e ka futur veten, dhe me të cilin Perëndimi po përpiqet të negociojnë një marrëveshje për paqe.",për paqe!? fare thjeshtë DO TA DETYROJË TË PRANOJË PAQE!! dhe gjithçka po bëhet për ta detyruar! bile dhe ai vetë po bën gafa pas gafave!! kërkesa për pagesë me rubla të gazit,iu këthye në bumerang!! i dha mundësinë europës të prishë kontratën,për të cilën ai duhet të paguajë dëmshpërblim,nëse nuk çon gaz!! i dha mundësinë europës të arsyetohet para popullit të saj për kufizimet që do të kenë për shkak të gazit!! në të njëjtën kohë europa nuk i jep asnjë kacidhe(30 mld në muaj)rusisë!! dhe zelenski bën si i qut,në një kohë që të qut janë europinanët!me ngadal të lënë të biesh vetë në gropë!!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Krejtësisht dakord. Perfekt.

              Përgjigjjuni
            2. a
              amerikanino

              Gafat e plakushit Biden vetem e cimentojne me shume murin e pushtetit te Putin. Pkakushi Joe eshte presidenti me i dobet i Amerikes i pas luftes, i etiketuar me te drejte si Joe i pergjumur.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Saleh Sheçerr Rrahmi Berusha

                President me rrote kari se trampi juaj nukvjen. Ai ja mbante ne goje putinit ai e fryu ndersa Biden po ja plas surratit kurves spiune komuniste te kremlinit. Po kerkon ushtare per ukraine. Nisuni kurvat Putinit mos u fryni neper koment shkoni provojeni bothen atje ne Ukrahine

                Përgjigjjuni
                1. a
                  amerikanino

                  Sali Cerra or Karabush leh ham-ham kot porsi Qenush, 'Bothen' ne Ukraine provoje vet, merr me vehte nje gavet

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Saleh Sheçerr Rrahmi Berusha

                    Picke…mbaje fort karin e trampit ne goj se po ju dhemb mytha. Po i heq putana ushatret nga kievi

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      per ty Saleh bythashqyemin

                      Ushatret? Ik or bythce analfabet meso te shkruash rrace budallenjsh doni te beni dhe replika. Dhe ate Rrocken kafshoje me myth e me goje njekohesisht.

                      Përgjigjjuni
                2. a
                  anti25642654censurë

                  amerikan i vogël kurse nëna tënde pavarsisht moshës nuk ka ndryshuar zakonin! këmbët hapur i mban!!

                  Përgjigjjuni
                3. A
                  Adi

                  Plak matuf

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lili????????

                    As mua nuk më pëlqen Ky president që e ze gjumi në karrike.Harron Ai se ku fut turinjtë Amerika vetëm luftë gjakatare ka.Ata lanë kockat në Vietnam,Pushtuan Sirinë, Tunizi Marok Libi Tunizi,Irak Afganistan etj Rrëzuan presidentlt e këtyre shteteve,i vranë rrugëve e gjyqeve të montuara.Vunë juntën ushtarake në Argjentinë, çfarë s,bënë dhe tani na hiqen si engjëj të paqes.Poshtë dyfytyrësia vrastare dhe kriminale e cilësdo ngjyrë qoftë.Poshtë imperializmi amerikan dhe socialimperializmi sovjetik.Poshtë ky lloj kolonizimi i Europës.Poshtë të gjitha paktet agresive që vrasin popujt,kulturat,doket,zakonet dhe qytetërimet e tyre.Poshtë maskarenjtë e njerëzimit.Rroftë paqja . Rroftë liria.Jam europianiste,plot s,jam atllantiste

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      rroftë budallallëku tënd o lili ai është fitore mbi fitore! budallalëku tirunfues!!

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Luli

                      Biden politikan kariere, dalin e mesojne kafexhinjte e tiranes ti mesojne etiketen e te folurit. Thelbi i thenies eshte lufta, tmerret qe po behen. Putin po rrafshon qytete, vriten me mijra, njezit ikin nga shtepite, ne diskutojne menyren e shprehjes. Shume mire ka thene dhe po te kete mundesi ti coje nje rakete atje ku eshte fshehur. Ai mut njeri, se nuk eshte president, meriton ta heqin zvarre.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dajti

                        Shume komente te maskuara proruse po shoh ketu. Une u bej atyre dy pyetje te thjeshta 1. A ka gisht ambasada ruse ne Titane, dhe 2. Ju jeni me ne apo me ariun? Pres pergjigje nga komentuesit e mesiperm

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          russofil greek-wannabe

                          1- Po 2- jemi me ate qe na mbush sapllakun me supe, qofte grek apo rus apo serb

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti25642654censurë

                            është e njëjta dorë!normalisht është nga rusia!studentë që marrin bursa nga moska!! tip agron tufe!!

                            Përgjigjjuni
                          2. a
                            american16al

                            Qaheshit per Trump se fliste pa filter por nga shiu rane ne bresher ku lapsuset ne fjalime jane te zakonshme dhe te merziteshme ndonje hsre..!!

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              anti25642654censurë

                              na mbytët o gomerët e trampit!!

                              Përgjigjjuni
                            2. K
                              Km

                              Nuk eshte koment as rusi,as prorusi.Per cka bere rusi duhet te gjukohet e denohet.Por te verteta nuk duhen fshehur,sepse fajet rendohen me keq.Lufta ne irak u ndez me Akuza qe ,pas lufte,vete administraten amerikane e zv.pres.Bide i denoncoi si Akuza te rreme.Pikerisht ne kete deklarim Ka Dale Edhe lidhja e interessi i familjes bidè me naften e irakut.Ashtu Sic doli ne shtyp kercenimi atomike i Putinit para nje jave doli kercenimi atomike i bidese.Ndaj ritheksoj Edhe njehere se Bideja duhet te jepte shpjegim Edhe per akuzon e bere nga ruset per rolin e djalit te tij ne Institute biologjike te prodhimit te viruseve ne ukraine..Pra,thelbin eshte,te jemi objektive.Eshte ne interes te tij ,se pari ,pastaj te njerezimit.Mua nuk me hyn ne xhepa asgje ,as nga Putinit as nga Bideja.Shume shume ne bidè laj bythen sa here dhjes.

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                lesh e li

                                KM, ti qe s'di te vendosesh shenjat e pikesimit, pretendon te besh gjyqtarin per krime lufte? Mos. Duhen shume njohuri dhe fakte. Meru me gjerat e perditshme, punen, buken, femijte, si i thjeshte qe je.

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  demokrati

                                  Fjale te drejta prej lideri.Regjimi fashist i putin duhet trajtuar si rregjimi nazist i hitlerit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Beni

                                    PO PATJETER QE CDO GOMARLLEK QE NXJERR NGA GOJA MATUFI BIDEN MEDIA DO VRAPOJE QE TE NA E PARAQESE SI GJE TE ZGJUAR.TE KUNDERTEN BENTE ME TRUMPIN MEGJITHESE BOTA RA NE QETESI. KJO QUHET SHPELARJE TRURI.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje