Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

20 Tetor 2025, 22:10Bota TEMA
Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse

Pse marrëveshja e paqes prej 20 pikash që presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërmjetësoi për Gazën, rreth 10 ditë më parë, duket se është tashmë në telashe?

Kështu e nis prestigjiozja Bloomberg artikullin e saj lidhur me situatën në Gaza, duke nënvizuar se pa një forcë paqeruajtëse të suksesshme ndalimi i luftimeve do të jetë shumë i vështirë. Sipas autorit Michael Champion, një model për t’u marrë shembull është ai i Kosovës, ku KFOR vijon misionin paqeruajtës prej dekadash.

Në vend që të përgatiten për t’u çarmatosur dhe për t’u tërhequr nga politika, militantët e Hamasit kanë dalë nga strehimet e tyre për të ekzekutuar rivalët palestinezë dhe për të rivendosur kontrollin në zonat nga të cilat forcat izraelite u tërhoqën. Izraeli thotë se grupi terrorist po i ngre pritë edhe trupave të tij, ndërsa Hamasi thotë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit vazhdojnë të bombardojnë Gazën nga ajri. Të dyja akuzat duken të sakta, ndërsa IDF gjithashtu po refuzon të rihapë pikën e kalimit Rafah midis Gazës dhe Egjiptit, siç kërkohet.

Shkaku i thjeshtë i një zbërthimi kaq të shpejtë është se as Hamasi dhe as qeveria izraelite nuk ishin të kënaqur me marrëveshjen që u detyruan të nënshkruanin nga Trump dhe udhëheqësit e rajonit. Por, duke qenë se të dyja palët thanë që në fillim se nuk kishin ndërmend të zbatonin kushtet kryesore të marrëveshjes, “Pse po sillen keq?” është ndoshta pyetja e gabuar. Një pyetje më e mirë do të ishte: “Si është e mundur që ata t’ia dalin mbanë?”

Një mënyrë e mirë për të gjetur përgjigjen do të ishte të shqyrtonim atë që ndoshta është edhe modeli më i mirë për krijimin e një force paqeruajtëse për Gazën: Kosovo Force, e njohur më mirë si KFOR, e cila u formua në vitin 1999 dhe vazhdon të veprojë edhe sot, shkruhet në artikullin e Bloomberg.

Nuk është rastësi që strukturat e përcaktuara në planin 20-pikësh të Trump u bazuan në një propozim nga ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair. Këto në disa aspekte ngjajnë me ato që ai ishte i përfshirë në ndërtimin e tyre për Kosovën.

Forcat e NATO-s, KFOR, të cilat u vendosën në Kosovë pas 78 ditësh bombardimesh të Serbisë, arritën të mbushnin menjëherë boshllëkun e sigurisë sipas tij.

Sakaq, në rastin e Gazës, elementi i paqes i marrëveshjes së Trump, tha ai, është ende duke u përpunuar në Kajro. Bloomberg vëren se modeli i KFOR-it është një model për çdo mision të ardhshëm në Gaza, një forcë e sanksionuar nga Kombet e Bashkuara e udhëhequr nga vende myslimane si Egjipti, Azerbajxhani dhe Indonezia.

Edhe pse KFOR-i, sipas Bloomberg, nuk ishte perfekt, dhe fakti që është ende i pranishëm në Kosovë pas 25 vitesh e konfirmon këtë, ai përfaqëson një nga operacionet më të suksesshme paqeruajtëse. Për Gazën, mësimi është i qartë, boshllëku i sigurisë duhet të mbushet menjëherë, përndryshe çdo marrëveshje paqeje është e dënuar të dështojë.

Rasti KFOR, shkruhet në artikull, tregon se pa përgatitjen e forcave për të mbushur boshllëkun e sigurisë, asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të mbijetojë. Dhe për Gazën, vendi nga duhet të fillojë është Rafah, edhe nëse duhet të zbatohet gradualisht.

13 Komente

  1. i
    i cudituri

    C'lidhje ka Kosova me jevgjitet e Gazes!?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      vende me kulture-tradite-fe te njejta. una faca-una raca

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        deto,raca e pidhit të satëme??

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tom

          Detar, rraca e pidhit dhe e pidhit të satëmes tënde. Si dhe suma e babit tënd :—)

          Përgjigjjuni
          1. i
            i cudituri

            Dekar, Pisoglendi mou, i ke pare jevgjitet e Pontit dhe Karamanlise qe jane dyndur ne Graqine tende? Shikoji mire, se edhe ti si ata je!

            Përgjigjjuni
          2. h
            hahahahaha

            Po dhe Kosovaret nuk eshte se jane bore te bardhe hahahahhahaa

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tafuti

              Kosovaret jane EV13...

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vlora

              Qe te shkoje Tony Blair?! Apo jo o fuge?

              Përgjigjjuni
            3. P
              Paqe ne Gaza sa ma shpejt

              Lufta ne Gaza nuk mbaron per sa kohe te jete extremi i djathte ne pushet ne Izrael, kot lodhet z. Trump.

              Përgjigjjuni
              1. q
                qe te kuptosh

                Paqja vendoset kur te eleminohet Hamasi dhe te zhduket ideologjia islamo-naziste e palestinianizmit!

                Përgjigjjuni
              2. I
                Igor

                Gaza ka detin dhe sejcili ka interes ta okupon,kurse Kosoven don sejcili ta shfrytezoj ,Gazanet dote eliminohen nga te huajt kurse neve dota zhdukim vetveten pse nuk jemi dashamire per njeri tjetrin .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Palestina toka e Izraelit=Kosova toka e Dardanise

                  Gaza eshte e okupuar nga ARABET. Clirimi i saj eshte detyre historike e Izraelit!

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Messerschmitt

                  blomberg eshte nje gazete gjakdhjeresh gerko servi arrixhinji ......

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje