Britania heq dorë nga dërgimi i aeroplanmbajtëses HMS Prince of Wales në Lindjen e Mesme

9 Mars 2026, 21:15Bota TEMA
Britania heq dorë nga dërgimi i aeroplanmbajtëses HMS Prince of

Britania e Madhe ka hequr dorë nga planet për të dërguar potencialisht aeroplanmbajtësen HMS Prince of Wales në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarë të Downing Street për Financial Time.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte ironizuar më herët kryeministrin britanik Keir Starmer për dëshirën e tij për t'u bashkuar me një luftë që sipas tij, ishte fituar tashmë.

Trump kishte pretenduar më herët se nuk kishte më nevojë për aeroplanmbajtëset e Britanisë së Madhe.

Ndërkohë disa burime brenda Britanisë thanë se qëndrimi i Trump nuk kishte ndikim në vendimin e Londrës dhe se telefonata e djeshme midis dy udhëheqësve ishte "konstruktive".

Lini një Përgjigje