Tunele të shumta, kurthe me mina, prita- izraelitët mund të përdorin çdo ndihmë në kërkimin për 240 pengjet e rrëmbyera nga trupi terrorist Hamas.
Tashmë është bërë e ditur se komandot amerikane janë në vendin e shkatërruar nga lufta.
Ushtarët elitë nuk supozohet të marrin pjesë vetë në përparimet në Rripin e Gazës- por ata po mbështesin ushtrinë e Izraelit me zbulim, logjistikë dhe ekspertizë. Dy duzina qytetarë amerikanë thuhet se janë ndër pengjet e rrëmbyera në Gaza në sulmin terrorist nga vrasësit gjakatarë të Hamasit më 7 tetor.
‘New York Times’ raporton se Pentagoni ka zhvendosur disa dhjetëra luftëtarë komando amerikanë në Izrael gjatë ditëve të fundit. “Ne po i ndihmojmë në mënyrë aktive izraelitët,” tha zyrtari i lartë i Pentagonit, Christopher Maier, i cili është përgjegjës për operacionet speciale. “Ne po punojmë për identifikimin e pengjeve, përfshirë pengjet amerikane- kjo është pjesë e punës tonë”.
Megjithatë, Pentagoni ka heshtur në lidhje me cilat njësi janë stacionuar dhe cili është misioni i tyre ekzakt.
‘Seal Team Six’ u bënë të famshëm pasi vranë Osama Bin Laden
Më parë ishte spekuluar nëse komandot nga njësitë elitare Delta Force dhe Navy SEAL mund të ishin në vend. Njësia Seal Team Six u bë legjendare në vitin 2011 kur terroristi kryesor i 11 shtatorit, Osama Bin Laden, u eliminua pasi sulmuan strehën e tij në Pakistan.
Në përgjithësi, komandot duhet të jenë aktivë në një rol mbështetës në kërkimin e pengjeve: ushtria amerikane, së bashku me FBI-në dhe njësinë e shpëtimit të pengjeve nga Departamenti i Shtetit, po ndihmojnë komandantët e ushtrisë izraelite.
Por, sipas Maier, nuk është planifikuar një përfshirje e trupave speciale amerikane në këto ‘operacione jashtëzakonisht komplekse’ në Gaza.
SHBA-të mbeten aleati kryesor i Izraelit: për të mbajtur nën kontroll Iranin dhe për të mbështetur Jerusalemin, dy flota aeroplanmbajtëse u zhvendosën nga Mesdheu lindor dhe u rritën dërgesat e armëve. Shefi i Pentagonit, Lloyd J. Austin dhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit janë në komunikim çdo ditë. së fundmi, gjeneral brigade Pat Ryder njoftoi vendosjen e 300 ushtarëve shtesë amerikanë në Lindjen e Mesme. (BILD)
Ju lutem te mos botoni kte idiotsira.Mos i ndodhte asnje kombi apo populli ne bote kjo masaker antinjerezore dhe e pabesueshme qe Oganizata terroriste Hamas se mund ta bej qenia njerezore e vetem per 7 ore.Prandaj 7 Tetori dojete dite zije e perviteshme ne kujtim te te reneve ne kte masaker .Katastrofa e masakra e kombit izraelit me e madhja qe nga formimi shtetit izraelit. Te vrasesh apo te presesh me sopate koken e pastaj ta djegesh me benzin femijt te rinj e te reja ne syte te nenave apo gjysh e gjyshave te gjitha moshave(nga femijet tek gjiri nanes e deri tek fmijet 18 vjecar)te perdhunosh ta theresh apo te ja pres koken vajzave e naneve,djemeve ne sy te nanave apo burrave apo gjysh e gjyshave e pastaj ti vrasesh e ti djegesh e pastaj rrembimin masiv te femijve nga 1 muaj deri 18 vjec,nana,baballar,gjyshe e gjyshet e ti vendosesh ne kafaze hekurit e pastaj ti mbaj peng ne Gaza..E jo pak por te vrame,te perdhunuar ne te gjitha format e mendyrat nga me c`njerezoret por 1400 te vrane,mbi 400 te zhdukur,242 te rrembyer e mbi 3000 te plagosur me fajin e vetem se ato ishin duke fjetur ne shtepit e tyre.E kam thene dhe e perseris Gaza drejt kthimit ne epoken e gurit.Qyteti i Gazes eshte krejtesisht i rrethuar nga gjitha anet e e diametri i rrethimit jo me pak se 4 km.Te gjithe ato qe jane pjestar te Hamasit qe i kan lyer duart me gjak ne nje mendyre apo nje tjeter do vriten(listat e terroristave jane gadi),do vdesin urie apo dorzohen.Ky eshte vendimi i popullit tim.Kthim prapa nuk ka.Ne front kemi femijet,niperit e mbesat e shqetesimi jone eshte i madhe.TE RREMBYERIT PATJETER DO LIROHEN ,rruge tjeter nuk ka.O do ti kthejne te rrembyerit ose do paguajne akoma ma shtejte per ate qe kan bere.Patjeter qe Israeli do e arrij qellimin e do pastroj boten nga friga e rimkamjes se mortajes HAMAS-ISIS PSE JO NJEHERE E PERGJITHMONE.KOMBI IM DO JA DALIN KESAJ,PA ASNJE DYSHIM