Lufta Izrael-Palestinë, propozimi i Papa Françeskut: Zgjidhja ideale, ajo me dy shtete dhe Jerusalemi me status të veçantë

2 Nëntor 2023, 19:32Bota TEMA
Lufta Izrael-Palestinë, propozimi i Papa Françeskut: Zgjidhja

“Çdo luftë është disfatë. Gjithçka fitohet me paqe, me dialog”. Këto janë fjalët e Papa Françeskut në një intervistë për televizionin Rai Uno ku ka folur për konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.

Duke u ndaluar tek kjo situatë, Ati i Shenjtë propozon një zgjidhje që sipas tij do t’i jepte fund konfliktit.

“Ata janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. Me zgjidhjen e mençur dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos thotë dy shtete shumë të kufizuara dhe Jerusalemi me status të veçantë”, tha Ati i Shenjtë.

“Do të ishte fundi i shumë gjërave dhe shumë jetëve të humbura. Izraeli, Palestina, Toka e Shenjtë, Jerusalemi por edhe Ukraina na prekin sepse janë luftëra që mund të zgjidhen me mençuri dhe humanizëm”, theksoi Papa.

Nxitja për një zgjidhje me dy shtete, një zgjidhje sipas së cilës Izraeli do të bashkëjetonte me një shtet të pavarur palestinez, mbështetet edhe nga SHBA-ja.

Një zgjidhje e tillë u la në  plan të dytë që kur përpjekja e fundit e udhëhequr nga Amerika në bisedimet e paqes dështoi në vitin 2014, mes mosmarrëveshjeve për vendbanimet izraelite, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe çështje të tjera.

Megjithatë, në daljet e fundit  edhe vetë presidenti Biden ka përsëritur thirrjet për një zgjidhje të tillë dhe ka e ka ngritur këtë çështje në bisedat e tij me udhëheqës të tjerë.

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Pape qe ka hapur dyert e kishes per shoqaten bamirese LGBTQ, po jep zgjidhjen? Palestina e kishte shtetin dhe ja moren me force vendet perendimore te udhehequra nga Amerikas qe sot drejtohen nga nje koqe me alzheimer Biden Pampersi.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      Po mor Pape,por shumica e muslimaneve nuk e pranojne shtetin e Izraelit..as ne 1948 nuk e pranonin as sot,as shtet te vogel,as te madh..Faktet flasin..here nje grup islamuk here nje tjeter.Shih c bejne ne Afriken Qendrore grupet islamike etj

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje