Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavror, se në Kosovë po bëhet “spastrim etnik” ndaj komunitetit serb, ka shkaktuar reagime të shumta.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, një deklaratë të tillë të Lavrov-it e ka cilësuar si propagandë të Rusisë e Serbisë me qëllim minimin e institucioneve euro-atlantike dhe rrjedhimisht destabilizimin e Kosovës.
“Krahasimi i Lavrov-it është luftë hibride e pastër. Këto sulme nuk kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por paqen dhe stabilitetin e rajonit”, shkroi Hoxhaj në platformën sociale, X.
Në anën tjetër Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), Gerald Knaus, duke komentuar deklarataën e Lavrov-it tha se verbëria e Perëndimit, për këtë rast, është “e jashtëzakonshme”.
“Të njëjtat gënjeshtra si ato që përgatitën agresionin e Putinit kundër Ukrainës”, shkroi ai në platformën sociale, X.
Ndaj deklaratave të Lavrov-it të enjten po ashtu ka reaguar edhe Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e vëmendshme e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.
Ajo vlerësoj se kjo deklaratë dëshmon se situata në Ballkanin Perëndimor ka filluar të nxehet, sërish.
“Lavrov sapo ka tha se ka ‘spastrim etnik’ të serbëve në Kosovë dhe e krahasoi atë me Donbasin. Pak ditë më parë, zëvendëskryeministri i Serbisë u takua me qeverinë ruse për të diskutuar për ‘spastrimin etnik’ në Kosovë. Mediat ruse dhe serbe kanë ndarë informacione se presidenti serb do të diskutojë ‘pushtimin e territorit serb’ dhe planet e mundshme për rikthimin e territorit”, shkroi ajo.
deklaratave të laverit!?vari laverët në qafë se nuk vlejnë më!!në indi nuk e lejojnë më të flasë!gai sa nuk shkaktoi një shfarrosje të zyrtarëve indianë kur tha "ukraina sulmoi rusinë"!indianët e shkretë jo vetëm që u dhinë tu qesh por dhe gjysma e tyre kaloi në koma për shkak të mungesës së oksigjenit në tru!gjithnjë shkaku ishte humori i hollë i laverit!!
Mos se merzite robqirat prosllave shqipfoles qe lehin 24/7 pro putinit
jo mër lal!ata nuk mërziten fare!e kaë zakon të lehin,çfardo lajmi të komentojnë!!atyre edhe po ju lëvdove majkat,prapë lehin!!sa herë i them zhvejkut,??!!,e gjithë bijve të putinit,"nona tate ma ka bo qefin mrom",ata fillojnë e lehin"përveç tarifës duhej ti jepje dhe bakshish"!!harrojnë dobiçat se bakshish i jepja kur ishte e re!!tashti mjafton pagesa normale,për një gojore!!
Ja pse Qeveria e Kosoves duhet te ndjeke dhe plotesoje me "sy mbyllur",te gjithat keshillat e Prendimit,me ne krye SHBA'ne ! Kosova eshte ende "femije" dhe duhet te "mbaje" perendimin jo nga "xhaketa",por mundesisht nga dora ! Fatkeqesisht,Kurti po ecen si nje "Qorr pa Shkop" ! Lymi Tutit