Dëshmia e re: Trump më tha se të gjithë e dinin atë që bënte Epstein

11 Shkurt 2026, 08:20Bota TEMA
Dëshmia e re: Trump më tha se të gjithë e dinin atë

Një dëshmi e deklasifikuar e FBI-së ka vënë në pikëpyetje pretendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump se ai nuk dinte asgjë për krimet e Jeffrey Epstein. Sekretari i tij i Tregtisë, Howard Latnick është duke u përballur ndërkohë me një breshëri pyetjesh nga ligjvënësit rreth lidhjeve të tij me financierin e dënuar për pedofili të vetëvrarë në burg.

Zbulimet e reja nënvizojnë se si pasojat e skandalit Epstein mbeten një “dhimbje koke” e madhe politike për administratën Trump, disa javë pasi Departamenti i Drejtësisë publikoi miliona dokumente nga dosja.

Dokumentet kanë shkaktuar gjithashtu polemika ndërkombëtare pas zbulimit të detajeve nga marrëdhëniet e Epstein me politikanë, biznesmenë, ekonomistë dhe akademikë të njohur.

Në korrik 2006, kur Epstein u akuzua për herë të parë për krime seksuale, shefi i policisë së Palm Beach në Florida, mori një telefonatë nga Trump, sipas një përmbledhjeje të një deklarate të FBI-së të vitit 2019 që oficeri i dha FBI-së.

Michael Reiter, atëherë shefi i policisë, tha se Trump i tha: “Falë Zotit që e ndalove. Të gjithë e dinin se po e bënte këtë”. Trump tha gjithashtu se njerëzit në New York dinin për Epstein dhe e quajti ish-partneren dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, “të keqe”. Sipas dokumentit, ai tha se dikur e pa veten me Epstein në një mjedis ku ishin të pranishme vajza adoleshente dhe se ai “u ngrit dhe iku që andej”.

Reiter, i cili doli në pension në vitin 2009, konfirmoi detajet e dëshmisë së tij në FBI për gazetën “Miami Herald”, e cila e raportoi e para dokumentin.

Kur u pyet për bisedën e Trump me ish-shefin e policisë lokale, Departamenti i Drejtësisë tha se “nuk ishte në dijeni të ndonjë prove të vërtetuar që presidenti kishte kontaktuar forcat e ligjit më shumë se 20 vjet më parë”.

Donald Trump ishte mik i Epstein për vite me radhë, por ata e ndërprenë marrëdhënien e tyre para arrestimit të parë të financierit. Presidenti ka thënë vazhdimisht se nuk ishte në dijeni të krimeve të tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha sot gazetarëve se Trump kishte qenë “i ndershëm dhe transparent” në lidhje me marrëdhënien e tyre. “Është një telefonatë që mund të ketë ndodhur ose jo në vitin 2006. Nuk e di përgjigjen e kësaj pyetjeje”, shtoi ajo.

7 Komente

  1. T
    Tani nevojitet dora e zotit

    Trapi I ndershem...hapu dhe ku ka shkuar morali I imoralitetit. Nese zoti do egzistonte vertete do shfaqej ne keto kohe kur njerezimi ka humbur kontrollin...Vetem 5 vjet me pare po flitej per nje kapercim kilometrik ne qyteterim dhe....5 vjet me vone u zhytem ne mut.U kthyem ne kohen e qytet-shteteve...I forti vret,perdhunon dhe I Tauren landed e ngrihen permendore e jep leksione morali.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat kariere dhe prozator.

      Asnje lloj balte qe hedhin idjotet nuk e bejne pis te derguarin e Allahut. Zoti i shtofte ymrin!

      Përgjigjjuni
      1. J
        JD

        Muç dy gjera jane te pamundura: ti shtoje Allahu ymrin Trapit (nuk eshte mazllum Trapi) dhe te te rregulloje trurin ty (kafke boshit).

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mutchi

          Ta marri vesh Trampi qe je me Allahun ti te ktheu prej bythe mbrapsht n Elbason

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mirgeni

          Kufoma Amerikë! Nuk ka më Amerikë. Amerika tashmë është një kufomë njëlloj sikurse një kufomë që gjendet buzërrugës. Dikur përfaqësonte një vend demokratik, pra me institucione funksionale dhe të pavarura, sot kjo gjë ka marrë fund. Ligji jam unë, ka thënë Luigji 14, ndërsa sot në Amerikë Trump thotë se ligji është ai. Nuk ka institucione të pavarura, të gjitha i janë nënshtruar Trump, nuk ka FBI, nuk ka Sigurim Toksor, nuk ka gjykata, madje as gjykatë të lartë, as polici, as polici të emigracionet që nuk i janë nënshtruar Trumpit, madje me gëzim dhe me dëshirë, ndryshe nga Hitleri që i nënshtroi me dhunë, me vrasje dhe internime. Ajo që quhet ICE (policia e emigracionit) vërshon rrugëve të qyteteve të Amerikës - vret qytetar shtetas amerikanë, arreston me mijëra e mijëra njerëz dhe i çon në kampe përqendrimi, njëlloj siç bënte Gestapo e Hitlerit me hebrenjtë. Hyn në shtëpitë e amerikanëve, i nxjerrin zvarrë nga shtëpitë, pa asnjë shkak, po kështu në shkolla, spitale, kopshte fëmijësh duke terrorizuar femijët dhe të rriturit. Por çfarë ndodh kur në krye të shtetit është një pedofil, kurvar impotent, i korruptur, analfabet që në jetën e tij nuk ka lexuar asnjë libër, që ka shumë, shumë pasuri dhe nuk ngopet kurrë, po që është edhe hajdut. Ajo që mund të thuhet është që të bëhesh president duhet të jesh imoral ndërkombëtar, i korruptuar, pedofil dhe të kesh ndërruar 4-5 gra, gënjeshtar profesionist, egoist, mendjemadh dhe injorant nga ana tjetër. Turma kështu i do udhëheqësit e vet.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            ke të drejtë për ato që thua,por aspak të drejtë që i thua në mënyrën absolute!ti je nga ata tipat që shihen nëpër filmat ku ngjarjet ndodhin gjat në katastrofe!!psh në një fluturim kur komandanti thotë se "kemi një difekt"!tipat si ti,gjënë e parë që thonë është "neeeee do vdesim të gjithë"!e filmi në fund mbaron me një "hapy end"!!trapi është një problem i madh,pro amerika nuk ka "mbaruar"!periudha e dytë e portokallisë është si puna e një sëmundje të rëndë që shërohet!!bile mënyra si po vepron portokalliu që dhjet në brekë,është më e mirë se ajo që kishte parashikuar sociopati thiel!pra një brrerje të institucioneve amerikane!kjo më nyrë si po veprojnë i bën ata që të humbin gjithçka!!presidenca e dytë portokalli bëri që europa të zgjohet nga ëndërrat letargjike,dhe amerika të kuptojë se,megjithëse ka qënë koka e demokracisë,prapë nuk e ka siguruar mbrojtjen e saj nga brënda,sa duhet!!të kujtohet 11/09??edhe atëherë,me gjithë masat e mara për tu mbrojtur nga një sulm nga jashtë,amerika nuk kishte menduar një sulm nga brënda!!e njëjta gjë dhe sot!!amerikën duan ta shkatërrojnë nga brënda!gjithçka po tregon se "imuniteti" po vepron shumë mirë!!sociopatëve dhe krye sociopatit,po ju shkojnë brekët përtokë!!

            Përgjigjjuni
          2. k
            kureshtari

            Mundohen të lajnë mutin me shurrë!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje