Sipas një raportimi ekskluziv të CNN, i cili bazohet në vlerësime sekrete të inteligjencës amerikane, rreth gjysma e lëshuesve të raketave të Iranit dhe mijëra dronë sulmues mbeten ende funksionalë, pavarësisht pesë javëve të bombardimeve intensive nga forcat e SHBA-së dhe Izraelit.
Ky informacion i siguruar ekskluzivisht nga CNN nxjerr në pah një hendek të madh mes realitetit në terren dhe deklaratave optimiste të Presidentit Donald Trump, i cili së fundmi u shpreh se aftësitë ushtarake të Teheranit janë "copëtuar" dhe se ka mbetur shumë pak prej tyre.
Burimet e inteligjencës i thanë CNN-it se Irani mbetet i pozicionuar për të shkaktuar "kaos absolut" në rajon, pasi një pjesë e madhe e arsenalit të tyre është fshehur në tunele nëntokësore dhe mbetet e paprekur nga operacioni "Epic Fury". Ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni këmbëngulin se sulmet iraniane kanë rënë me 90% dhe se udhëheqja e regjimit, përfshirë Ali Khamenei-n, është asgjësuar, raporti ekskluziv i CNN-it paralajmëron se mbrojtja bregdetare e Iranit është kryesisht e paprekur, duke mbajtur nën presion të vazhdueshëm rrugët ndërkombëtare të lundrimit.
Vetëm për një muaj Amerikës i ka kushtuar lufta në Iran 350 miliard dollarë. Dhe papritur Trump kërkon rritjen e buxhetit të luftës në masën 50%, nga një mijë miliard dollarë që ishte për vitin 2026 në një mijë e 500 miliard dollarë!!!! Dhe sapo jemi futur në muajin e dytë të luftës!
Ja,sa te haje syfyrin neser I derguari I Allahut, SH.T.Z Donald Trump dhe Irani e gjen veten ne epoken e gurit. Allahu te shtofte ymrin o legjende, març nga ditet tona jarebi!
Keto lajme ( perralla) e kane bere Iranin te trimerohet ne bote, aviacioni amerikan e Izraelit “ dancing “ ne ajer dhe mbrojtja e “pathyeshme “ eshte zhdukur pa lene gjurme, per c’fare strategjie “ te zgjuar “ na paska Irani deri sa te rrafshohet dhe te mbetet me AK 47 vetem………..Sa per rraketat do tu vije koha dhe atyre tu gjindet strofulla…..!!
Ti mire e ke o yll , por kushtet po i vendos Irani . Ormuzin e hapin dhe e mbyllin sa here te duan Iranianet . LOQJA portokalli me 28 Shkurt tha 3 se vetem 3 dite dhe mbarojme pune me Iranin .Si i behet kesaj pune , je ne muajin e dyte kane harxhuar 350 miliard dollare dhe kontrollin e ka Irani ne gjithe rajonin .