UASHINGTON – Administrata Trump është përfshirë nga një tjetër tërmet politik pas shkarkimit të papritur të Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi. Përmes një njoftimi të shkurtër, Presidenti njoftoi mbylljen e mandatit 14-mujor të një prej aleateve të tij më të ngushta, duke cituar nevojën për një "drejtim të ri" në Departamentin e Drejtësisë (DOJ).
Sipas një analize të detajuar nga The Economist, rënia e Bondit erdhi si pasojë e disa faktorëve kyç që gërryen besimin e Shtëpisë së Bardhë:
Ndonëse Bondi nisi një fushatë agresive për të hetuar rivalët politikë të Trump (të ashtuquajturin "Deep State"), ajo dështoi të siguronte dënime në gjykatë. Kjo vonesë irritoi Presidentin, i cili kërkonte "fitore" të shpejta dhe goditëse. Menaxhimi i dokumenteve sekrete të Jeffrey Epstein rezultoi fatal. Gabimet teknike që nxorën zbuluar emrat e viktimave dhe akuzat për fshehje dokumentesh nxitën një revoltë të papritur edhe brenda bazës mbështetëse të Trump.
Gjatë vitit të kaluar, Bondi udhëhoqi spastrimet më të mëdha në historinë e DOJ-së, duke larguar qindra prokurorë karriere. Ky destabilizim, në fund, e la atë pa mbrojtje dhe pa një strukturë efikase për të kryer urdhrat e Shtëpisë së Bardhë.
Analistët e shohin largimin e saj si një mesazh të qartë: në administratën aktuale, besnikëria absolute është vetëm pika e nisjes. Pa rezultate politike të prekshme dhe pa aftësinë për të menaxhuar krizat mediatike, asnjë bashkëpunëtor nuk konsiderohet i paprekshëm.
Bondi, e cila dikur shihej si "arkitektja" e drejtësisë së re amerikane, u largua në të njëjtën mënyrë si shumë paraardhës të saj përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke dëshmuar se në Uashingtonin e sotëm, linja mes pushtetit dhe shkarkimit është shumë e hollë.
Sic pritej, ata kane filluar te hane njrei tjetrin.
Cuditerisht ngjan me dike aty ne Shqiperi qe, besniket i mbron deri ne vetmohim ndersa rivalet e rrezikshem i shet te Nesti Angoni, por le te vazhdojme me Trampin, me siguri tani do vendose ndonjerin qe do kete bere nja 6 vjet burg, si vjerri i te bijes te cilin e emeroi ambasador ne Paris.
@Enver. Te pakten i shet te Nesti Angoni, po ai i joti i ha mbrapa kraheve dhe i con ne boten tjeter si Gramoz Pashkon, Pjeter Arbnorin, apo Sokol Olldashin. He tu befsha se nuk mbulohet dot muti me shurre o shpellar.
....çfare gjeti Trump ne zyren e Pamit...ha,ha, haaaaa...VIBRATOR...LOL!!!
Rroftr demokracia amerikane...Oops Rnofte Mbreti..Rrofte Enveri I Amerikes.
Megjithatë themelet e demokracisë amerikane janë akoma të qëndrueshme dhe kjo vërtetohet me pamundësinë e "mbretit" të përdori kushtetutën amerikane ashtu siç ai dëshiron, letër tualete. Por, mos harrojmë, Zgjedhjet e Mesme janë në prag dhe "mbreti" me sa duket do ngelet lakuriq!
Kështu ka qënë gjithmon që nga koha e Romes së lashzë. Lufta për pushtet absolut Aty shihet edhe forca e sistemit Nëse dorzohet para Cezari më vonë vjen drama
Ka pleasur demokracia ne amerike...Mbreti shkarkon kryeprokuroren dhe ajo pershendet shkarkimin Rrofte mbreti....Ju kujton gje??...
"Edhe nëse dënohem, Partia ime më ddënon". Epo kjo pik e zezë !