Dy milionë dollarë për të kaluar Ngushticën e Hormuzit, analiza e Bloomberg: Irani sigurohet për historikun e lundrimit të anijeve, pastaj…

3 Prill 2026, 08:30Bota TEMA
Dy milionë dollarë për të kaluar Ngushticën e Hormuzit,

Anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit po përballen me kërkesa të reja financiare dhe procedurale, sipas një raportimi të Bloomberg.

Burimet bëjnë të ditur se pagesat për tranzit mund të arrijnë deri në 2 milionë dollarë, të kryera në juan kinez ose kriptovaluta.

Sipas raportit, ndryshimet vijnë pasi parlamenti iranian ka miratuar një projektligj që vendos kushte të reja për kalimin e sigurt në këtë korridor strategjik detar. Procesi përfshin dorëzimin e informacionit të detajuar nga anijet, përfshirë të dhënat mbi pronësinë, flamurin, ngarkesën, destinacionin dhe ekuipazhin, si dhe historikun e lundrimit përmes Sistemit Automatik të Identifikimit (AIS).

Këto të dhëna shqyrtohen nga struktura të lidhura me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, për të verifikuar nëse anijet kanë lidhje me vende që konsiderohen armiqësore nga Irani. Pas këtij procesi, përcaktohet edhe tarifa e kalimit, e cila sipas burimeve nis nga rreth 1 dollar për fuçi naftë bruto.

Për anijet cisternë shumë të mëdha (VLCC), që mund të transportojnë deri në 2 milionë fuçi, kostoja totale mund të arrijë deri në 2 milionë dollarë për një kalim të vetëm.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë, pasi rreth 20% e prodhimit botëror të naftës kalon përmes saj. Çdo zhvillim në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare dhe zinxhirët e furnizimit.

Ndërkohë, sipas Bloomberg, qindra anije kanë nisur negociatat për kalimin, ndërsa shumë të tjera vijojnë të qëndrojnë në rajon në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, duke shtuar pasigurinë në tregun global të energjisë.

3 Komente

  1. I
    Igor

    Nese ndodhe kjo karburanti doti kushtoj konzumatorit 5 euro 1 liter pra nuk mbetet shpetim tjeter kush nuk mundet te paguaj ti themi lamtumir makinave vetem te pasurit dote jetojne keshtu popullata boterore dote pergjysmohet nga 8,5 miljard ne 4 miljard dhe kjo eshte fundi i njerzimit ,ne jete dote mbeten vetem Hebrejnte,Amerikanet,Ruset,Kinezet kurse neve dote ngordhim nga uria.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Shqiperis per deshiren time duhet 10€ ne menyre qe kafshet ta kuptojne mire shpenzimet dhe mos te shkojne per te bere shurren me benz. Ana tjeter se keta kafsh nuk mblidhen neper kanale por duhet te perdorin transpot publik

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teodor

      Pra Irani e ka mare peng boten.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje