Bisedimet e nivelit të lartë për Ukrainën, të cilat ishin paraparë të zhvilloheshin në Londër, janë shtyrë papritmas të mërkurën, njoftoi Ministria e Jashtme e Britanisë, pasi disa diplomatë të lartë u tërhoqën në çastet e fundit.
Njoftimi erdhi pak orë para nisjes së takimeve të 23 prillit, të cilat parashihej të përfshinin ministrin e Jashtëm të Ukrainës.
“Konfirmojmë se Bisedimet për Paqe në Ukrainë sot, me ministrat e Jashtëm, janë shtyrë”, i ka thënë Qeveria britanike Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se “bisedimet e nivelit zyrtar do të vazhdojnë, por ato do të jenë të mbyllura për mediat”.
Bisedimet, që kishin për synim të gjenin rrugën drejt përfundimit të luftës 38-muajshe të Rusisë në Ukrainë, u përballën me sfida edhe më herët, kur diplomatë të lartë, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, anuluan pjesëmarrjen dhe zbehën përpjekjet e vazhdueshme për paqe.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po ashtu zgjodhi të mos merrte pjesë në takime, raportoi Sky News më herët, ndonëse kjo nuk është konfirmuar.
Delegacioni i Ukrainës, përfshirë këshilltarin kryesor të presidentit Volodymyr Zelensky, udhëtoi në Londër, me gjithë shtyrjen e bisedimeve.
“Pavarësisht çdo gjëje, ne do të punojmë për paqe”, shkroi Andriy Yermak në Telegram.
Javën e kaluar, Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas dhe evropianë u takuan në Paris për bisedime që prodhuan atë që shumë e panë si përparim të vogël drejt përfundimit të luftës.
Por, Rubio më vonë sinjalizoi mosdurimin e SHBA-së me gjendjen e bisedimeve, dhe sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen tërësisht nga përfshirja në negociata.
Gjatë fundjavës, media amerikane si Wall Street Journal, Bloomberg dhe CNN raportuan se negociatorët amerikanë i kanë prezantuar Ukrainës një listë me lëshime të mundshme. Mes tyre thuhet se është edhe njohja e mundshme amerikane e aneksimit rus të Gadishullit të Krimesë më 2014, dhe një refuzim definitiv i aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
Që të dyja temat konsiderohen të papranueshme për presidentin ukrainas Zelensky dhe qeverinë e tij.
“Ukraina nuk do ta njohë okupimin e Krimesë”, u ka thënë ai gazetarëve në Kiev më 22 prill. “Është territor yni, territor i popullit të Ukrainës, s’ka asgjë për t’u diskutuar këtu”, është shprehur Zelensky./ REL
E kuptoni ne duar te kujt ka rene diplomacia europiane, ne dore te Kallas dhe ne dore te David Lammy, ky eshte turpi i Europes, krahasoini me gjigandet Genscher apo Thatcher apo Kohl apo De Gaulle, Rubio as qe e morri mundimin qe te nisej sepse u lajmerua qe plani i birit te perendise nuk do te aprovohet dhe do te shikohej si nje zhgenim i madh per diplomacine amerikane, europianet mendojne qe duke e armatosur ukrainen do te permbysin situaten ne frontin e luftes por sic thote Rama Noc Rrokun do te marrin
Prapë ti o spermatozoid i skaduar??? Pse je kaq i ndyrë...rotë Kari??? Kush të ka goditur në kokë me hajdar??? Ptuuu racë e shpifur...
Nuk do te desheroja te te ofendoja por pres qe edhe ti te mos ofendosh analistet dhe asetet e diplomacise shqiptare. Muc Xhepa ka qene eksponent ne diplomacine shqiptare dhe meriton shume respekt edhe per mundimin qe merr qe ti jape auditorit shqiptar sa me shume njohuri rreth diplomacise se sotme
Po ti Hajro nga mbive? Nga Kanadaja jo e jo, e din vete ti. Po ju ahqipshkrues jeni ba te tan kekonomista, biznesmene, diplomate, prozatore e cfare jo tjeter. Ejani ne Tirane te na udhehiqni se kekeni boll te mencem.
Pika i rente G.D. ne dore te kujt e ka lene diplomacine, ne dore te David me mire me thene ne dore te Lymit te Tutit. O shoku e merrni vesh se pa pjemarrjen e Amerikes te tjeret jane kot dhe bejne lo lo sic thote Arjan Cani me falni Arjan Kari.