Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin.
Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.
Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Mos u trembnI o njeres ne vitin 1999 ishte me i fuqishem kam qene ne nje hotel te Turqise ne Laleli e tundi shume , ruajtem qetesine dhe nuk ndodhi gje shyqyr ishte mbi 7 balle goxha i forte ? Paniku eshte i keq ?Per cka perjetuam mendova se ndertesat ishin te forta ?