Kush e bindi Donald Trump të marrë pjesë në funeralin e Françeskut? Katër orët surreale pas vdekjes së Papës

23 Prill 2025, 08:47Bota TEMA
Kush e bindi Donald Trump të marrë pjesë në funeralin e

Presidenti amerikan u mendua për katër orë, përpara se të lajmëronte prezencën në Romë. Roli i katolikut Vance dhe i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio. Tani diplomacitë evropiane po punojnë me maturi për të provuar të organizojnë takime me liderin e SHBA.

Mëngjesin e djeshëm të 21 prillit, Amerika u zgjua me lajmin e vdekjes së Papës.

Shtëpia e Bardhë zbatoi protokollin e miratuar në rast të vdekjeve që konsiderohen të rëndësishme. Donald Trump nënshkroi një urdhër për të valëvitur flamujt kombëtarë në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat federale, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin. Pas kësaj, filloi një ditë që ishte surreale në disa momente.

Trump postoi menjëherë një mesazh të shkurtër ngushëllimi në platformën e tij “TRUTH” dhe më pas u shfaq në kopshtin e rezidencës presidenciale, ku gjithçka ishte gati për festën tradicionale “Easter Egg Roll”. Bëhet fjalë për një garë mes fëmijëve. Fituesi është ai që kalon vijën e finishit duke shtyrë vezët e dekoruara të Pashkëve me një shkop. Me këtë rast, mijëra njerëz mund të shikojnë lojërat nga parku publik që kufizohet me lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Askujt nuk i shkonte mendja se festa mund të anulohej ose të paktën të shtyhej për shkak të zisë. Ndoshta sepse do të ishte e ndërlikuar të menaxhoje turmën tashmë të mbushur pranë barrierave.

Por sigurisht që toni i përdorur nga Trump mund të kishte qenë i ndryshëm. Rreth mesditës, ai mori fjalën nga ballkoni me pamje nga hapësira e gjelbër. Ai lavdëroi Françeskun, si një “burrë të mirë”, ndërsa pranë tij një djalë i veshur si lepur vazhdonte të lëvizte veshët e mëdhenj dhe të përshëndeste fëmijët. Askush nuk i tha asgjë lepurit.

Festa vazhdoi sipas planit. Presidenti iu afrua rrethimit ku qëndronin gazetarët dhe kamerat. Njëri e pyeti: “A do të shkosh në funeralin e Papës?” Trump u përgjigj: “Nuk e di ende. Do të flasim për këtë. Do të duhet të shohim nëse ka kohë”. Dihej tashmë që në mëngjes se varrimi do të bëhej gjatë fundjavës: të premten ose, siç u vendos më vonë, të shtunën.

Çfarë ishte kaq urgjente në axhendën e Trump për fundjavën? Arratisja e zakonshme në një nga vendpushimet e tij për të luajtur golf.

Në orët që pasuan, dikush nga këshilltarët ose ministrat duhet t’i ketë vënë në dukje presidentit se ai do të ishte i vetmi nga liderët e mëdhenj perëndimorë që do të humbiste një moment historik.

Kush e bindi Trumpin në fund? Hipoteza të ndryshme qarkullojnë. E para përfshin Zv.Presidentin J.D. Vance, udhëheqësi i fundit që ka takuar Papën. Vance, shumë katolik, duhet të ketë këmbëngulur në nevojën për të shkuar në Romë dhe, nëse ishte e nevojshme, do të ishte gati të përfaqësonte Shtetet e Bashkuara në vend të Trump. Sekretari i Shtetit Marco Rubio gjithashtu theksoi se nuk do të ishte e përshtatshme të lihej bosh vendi i rezervuar për Amerikën.

Në orën 15:58, Trump mori vendimin e tij, duke njoftuar me entuziazëm praninë e tij në funeral, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania.

Tashme, me maturi dhe edhe pak siklet, diplomatët evropianë po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë të përpiqen të organizojnë takime menjëherë pas meshës në Shën Pjetër. Për shembull, një samit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, i propozuar javën e kaluar nga Giorgia Meloni në bisedën e saj me Trump.

Corriere della Sera

11 Komente

  1. F
    Fantomasi_me_vile_te_Rolling_Hills_Tre

    Sa artikull ordiner, siete dei poveri communisti, edhe ju edhe Karrriere della notte. Papa Jezuit i Zi eshte nje Pape qe ka kohe qe e ka kthyer Kishen ne tempullin e djallit, duke sjellur lezbike, gey, duke promovuar haptazi emigracion masiv pa hesap duke mare te tere axhenden e Davos-it dhe WEF-it. Ishte po ne kohen e ketij Pape qe u mbyllen kishat gjate Covidit dhe pati ZERO rezistence pervec ndonje Prifti Polak apo Lindor tek tuk. As ne kohen e MURTAJES qe vrau 30% te Europes nuk ndodhen keto gjera. Po hajde tani flasim se ku iken Trump-i ne Weekend. Ju dhjefsha rracen komunista te ndyre.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Trump po ben shume gabime, po me kryesore eshte plani i tij per Ukrainen! Per cilindo jashte Amerikes, eshte cmenduri, por Amerikani ne fund te fundit shikon interesat e vendit te vet dhe nuk i plasi per EURSS, apo republikat banane qe e rrethojne ate...lol

      Përgjigjjuni
      1. Κaleci i Agimit te Arte ne Shqiperi

        O karkalec debili , e mori provimin motra ore ??

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noar

          Mori karin

          Përgjigjjuni
      2. T
        Ti e ke shumë let të gjykoshë bardhë e zi

        Po ik more debil-shpellar-islamo-komunist,i pa cilivizum në Anadoll, apo në Rusië, se Evropa, apo bota e lirë, nukë ështe për njerzit si ti. Pavarsisht askush mbi kët tokë nukë ështe perfect dhe Papa, që ndryshoj jët edhe tjetri që do vië, nukë ka qënë e letë dhe nukë ështe e letë, që të mbashë një ekuliber midis konservatorve dhe liberalve. Por Kisha Katolikë, ështe për të gjith dhe duhët të jet për të gjith... Sepse kështu e ka thën vet Jezukrish. Për sa i perket imigracjonit ështe një thikë me dy anë. Ne të gjith e dime që ështe thuajë, e pa mundur ose duhën dekada, apo shekuj, që të cilivizosh osë ti integrosh, në shoqrite e lira dhe demokratike, emigrantët Mysliman, por thën kët, as të vdesin në rrugë nga urija dhe etja nukë i le dotë, për shkatë të besimit dhe kulturës së Krishtër. Prandaj njerzit si ti e kanë shumë let që të gjykonë bardhë, e zi.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator

          Po Amerika eshte shtet qe fene e ka te asociuar ne kushtetute, shikoji te gjithe shprehjet amerikane Zoti e bekofte Ameriken dhe ky eshte nje obligim moral ndofta edhe kushtetues qe presidenti i Amerikes te shkoje ne varrimin e Papes, Trump, je gjigandi i njerezimit, me ty njerezimi eshte shume here me i sigurte se sa me senilin paraardhes.

          Përgjigjjuni
        2. C
          Ceni Boston

          Zv Presidenti " shume katolik". Rrjedh nga nje familje e shkateruar me nje mama te droguar dhe te ndare e martuar 5 here. I rritur nga gjysherit, tipik i nje fshatari amerikan nga Ohio nje shtet qe prodhon vetem patate, qe provoi gjithe paudhesite e moshes pastaj shkoi ne ushtri si gazetar tereni i pa shkolluar per gazetari dhe mbas vitesh vendosi te beje nje Universitet ne Ohio dhe se si shkoi ne Yale per ligje eshte pabesueshme.Tipik i nje fshatari skuth ariti deri sa te behet senator ne nje rajon te prapambetur te Amerikes. Gjykojeni me budallalleqet qe ka folur kohet e fundit se nuk po e zgjat.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nardi

            Ceni Boston,shiko ate kryetaren e Bashkise qe eshte si anetare byroje dhe taksat e tua ja jep rrefugjateve qe kane thyer ligjin per kalim kufiri dhe tallen me ju duke ndenjur pa punuar.Po kur ka koke kuq si puna jote jane ne rregull ata.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berti

              Mendjen ja mbushi Trampit besimi katolik o Mero kurva qe po te shtrydhin te majtet si limon.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Më i miri

                Nuk e kuptoj këtë vrer nëpërkash të shumë komentuesve këtu! Disa shajnë Trumpin se është i djathtë. Disa shajnë Papën se ishte i majtë. Hajde e merre vesh. Në fakt ky ka qënë Papa më i mirë që ka pasur Vatikani këto 100 vitet e fundit.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drini

                  O Fantomas ,si emri i zgjedhur edhe vila qe na tregon ,jane per tu qeruar nga pislleku qe te ka mbuluar injorancen

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje