Shpërthim masiv në një prej depove më të mëdha të armëve në Rusi

22 Prill 2025, 19:02Bota TEMA
Shpërthim masiv në një prej depove më të mëdha

Në shpërthim i madh ka bërë që të hidhet në erë një arsenal i madh i armëve ruse në rajonin e Vladimir Oblast më 22 prill, duke shkaktuar një zjarr, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.

Sipas medias ukrainase që operon në fushën e mbrojtjes, Militarnyi, objekti në fjalë është Arsenali i 51-të i Drejtorisë kryesore të Raketave dhe Artilerisë – një nga arsenalet më të mëdhenj të armëve të Rusisë, i vendosur rreth 530 kilometra nga kufiri ukrainas.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, zjarri shpërtheu në vend për shkak të shkeljes së protokolleve të sigurisë gjatë punës me lëndë shpërthyese. Nuk raportohet megjithatë për viktima.

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, ka urdhëruar krijimin e një komisioni të posaçëm për të hetuar incidentin.

Media e pavarur ruse ASTRA raportoi, duke cituar banorët lokalë, një shpërthim të fuqishëm në bazë, i ndjekur nga shpërthime dytësore të vazhdueshme.

Pas aksidentit, rrugët që të çojnë në qytetin e afërt të Kirzhach nga Moska u mbyllën. Sipas medias së kontrolluar nga shteti rus Kommersant, autoritetet ruse urdhëruan evakuime nga vendbanimet Barsovo dhe Mirny.

Guvernatori i rajonit të Vladimir Oblast, Alexander Avdeev, konfirmoi shpërthimet, por paralajmëroi gazetarët dhe banorët kundër përhapjes së informacionit në lidhje me incidentin përpara se të publikohen “të dhënat e verifikuara zyrtare”, duke kërcënuar me gjoba për shkeljet.

Objekti ka një histori të incidenteve të ngjashme. Më 22 qershor 2022, gjatë operacioneve të shkarkimit ndodhi një shpërthim i municionit, duke vrarë tre ushtarakë dhe një specialist civil dhe duke plagosur rëndë një tjetër.

5 Komente

  1. C
    Cen Durimmodhi

    Bukur, shume bukur.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Mire njesiti gueril i Zheles

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cudia

        Nuk ka viktima... Në repart siç duket punonin gomerë...

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zhelja Z

          Me gjithe se sic raportohet eshte nje shpertjim nga pakujdesia, Zelensky do te pranoje autoresine dhe do te thote qe eshte nje hakmarrje e Ushtrse se Ukraines qe ka nje mesatare te moshes mbi 50 vjec dhe ka nje vend ne librin e Rekordeve Guinness.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi

            po sigurisht qe Ukraina e ka bere. Pse ti vazhdon beson variantet qe nje ushtar harroi nje cigare ndezur? sa per rekordin, bravo u qofte 30, 40 apo edhe 50 vjec qofshin, se po perballen me nje shtet 4 here me te madh, me ushtri 10 here me te madhe, me ca miq qe po i japin nje gjysem dore ndihme, e me ca miq te tjere qe po i mbajne nje dore bllokuar pas shpine. dhe po vazhdojne te luftojne e te mbrojne familjet e tyre. ti qe e mendon ndryshe, nqse te bie rasti ndonjehere te te vije dikush me force ne shtepine tende, hapi deren e mos bej ze...

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje