Bisedimet për armëpushimin Rusi-Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të udhëtojë sërish drejt Moskës

22 Prill 2025, 16:22Bota TEMA
Bisedimet për armëpushimin Rusi-Ukrainë, i dërguari i Trump

I dërguari i SHBA, Steve Witkoff ka planifikuar të udhëtojë në Moskë këtë javë, njoftoi të martën Yuri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Udhëtimi vjen në një kohë kur po zhvillohen procese diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.

“Po,” u përgjigj Ushakov, siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, kur u pyet nëse e dinte nëse Witkoff po planifikonte një vizitë në kryeqytetin rus këtë javë.

Kujtojmë se Steve Witkoff është takuar tre herë me Vladimir Putin për të diskutuar perspektivën e përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

1 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Shume diplomaci aktive fale gjeniut te njerezimit qe quhet Donald Trump, cmimi nobel eshte me se e pakta qe mund ti jepet ketij gjigandi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje