Tentoi të rrëmbente tre fëmijë në Greqi, në pranga 37-vjeçari shqiptar

22 Prill 2025, 12:13Bota TEMA
Tentoi të rrëmbente tre fëmijë në Greqi, në pranga

Në Greqi, raportohet se një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë.

Ai ka tentuar të rrëmbejë tre fëmijë të dielën në Petrochori, në perëndim të vendit.

Referuar mediave greke, incidenti ka ndodhur rreth pasdites, kur i dyshuari ka tentuar të fuste me forcë tre fëmijë, dy vëllezër 9 e 13 vjeç dhe një djalë tjetër 10 vjeç, në makinën e tij në rrugë rurale.

Mësohet se prindërit e fëmijëve kanë bërë ankesë në Polici dhe autoritetet kanë nisur menjëherë një kërkim.

Kur pikasën mjetin e shqiptarit, ata i bënë shenjë të ndalojë, por ai u arratis. Ai u ndalua pas një ndjekjeje prej 20 minutash.

Nga testi i alkoolit rezultoi se kishte nivel shumë të lartë në gjak, duke regjistruar 0.56 dhe 0.54 gramë për litër.

Autoritetet kanë zbuluar gjithashtu se ai drejtonte makinën pa patentë të vlefshme.

Ndaj tij ndërkohë rëndojnë disa akuza, që nga tentativë rrëmbimi, shkelje të qarkullimit rrugor dhe rezistencë ndaj arrestimit.

1 Komente

  1. P
    Pickaxhiu

    Qijani ate mamin e bukur se paska mare zakonet e greksumqimeve

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje