Disa mite mbi sanksionet ruse që kërkojnë korrigjim

1 Prill 2022, 00:00Bota TEMA

Disa mite mbi sanksionet ruse që kërkojnë korrigjim

Sanksionet kundër Rusisë kanë qenë të paprecedenta në shpejtësinë, shkallën e objektivave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Por ato nuk janë gjithëpërfshirëse.

Këtë e bën të ditur analisti i pavarur i Këshillit Atlantik, Eddie Fishman.

Jo të gjitha bankat ruse janë shkëputur nga sistemi SWIFT.

Në fakt, BE-ja ka shkëputur vetëm 7 banka ruse nga shoqëria belge, shkruan Fishman.

Nga 5 bankat më të mëdha ruse, vetëm një (VTB) është e ndaluar nga SWIFT.

Sberbank, vëren analisti, e cila është deri tani banka më e madhe e Rusisë, ruan aksesin në SWIFT.

Më tej, gazetari i Këshillit Atlantik thekson se “vetësanksionimi” nuk ka “shkatërruar” shitjet e naftës të Rusisë.

“Nafta ruse po gjen ende blerës. Për të frenuar realisht shitjet e naftës të Rusisë, Evropës do t’i duhet të zvogëlojë importet e veta dhe SHBA-ve dhe BE-së do të duhet të nisin një fushatë sanksionesh dytësore globale”, cilëson Fishman.

Sipas tij, është vetëm pjesërisht e vërtetë se efektet e sanksioneve “përkeqësohen me kalimin e kohës”.

Po, sanksionet do të kufizojnë zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të Rusisë, vijon analisti.

Por, ai shton se paniku financiar i shkaktuar nga sanksionet tashmë po pakësohet.

“Është e gënjeshtërt ta etiketosh Rusinë si ‘vendin më të sanksionuar në botë’. Përmbledhja e objektivave individuale është e pakuptimtë”, argumenton Fishman.

Irani dhe Koreja e Veriut mbeten shumë më të izoluara ekonomikisht sesa Rusia, shkruan analisti më tej.

Në përmbyllje të analizës së tij të shkurtër, Fishman nënvizon sakaq se fushata e sanksioneve ka qenë mbresëlënëse.

“SHBA-të dhe Evropa kanë treguar solidaritet dhe vendosmëri të jashtëzakonshme”, ravijëzon në përmbyllje analisti.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    një shkrim që tregon ndryshimin mes sistemint perëndimor dhe atij rus!! në perëndim mund të dalësh në rrugë të mbrosh agresionit rus ndaj ukrainës,në rusi përfundon në burg nëse e quan luftë dhe jo "loja luftash"si do putini!! dhe shumë perëndimorë,mbështesin burgun e putinit dhe jo lirinë e perëndimit!! paradoksi mendor njerzor nuk ka kufi!! njerëz që janë mësuar të thonë gjiçka,që "janë velur nga mjalti",tashti duan të "provojnë mut"!e çfarë bëjnë!?hidhen në gropë e nuk dalin dot më!! është e vërtetë që rusia "nuk është vëndi më i sanksionuar",por falë teje o koqe Eddie Fishman,por me këtë ndihmë që na dhe,që zbulove "gënjeshtrat e tmerrshme që na shesin,perëndimorët"ne do bashkohemi rreth putinit për të masakruar ukrainasit!!sepse putini thotë të vërtetën,sepse putini jo vetëm vret ukrainasit por dhe rusët e tij,një palë duke i çuar si cjapi te kasapi,në uktainë,të tjerët i helmon se e kundërshtojnë!! eh sa mirë do ishte sikur ti o Eddie Fishman të shkruaje një artikull të ngjashëm me këtë,kundër putinit!! eh sa do kënaqesha me atë që do të të kishte gjetur!! si i thonë "do të merrje atë që po kërkon sot"!! shkrime të tilla janë me të vërtetë shkrime "fëmijësh të llastuar",që duke pasur gjithçka!?nuk dinë se çfar të kërkojnë!e kur e gjejnë se çfarë të kërkojnë!? dëgjon se kërkojnë të hanë MUT!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje