Për të evituar rritjen e çmimeve, SHBA do të nxjerrë 1 milionë fuçi nafte në ditë në treg nga rezervat

31 Mars 2022, 21:00Bota TEMA

Për të evituar rritjen e çmimeve, SHBA do të nxjerrë

Presidenti amerikan Joe Biden pritet që të njoftojë më vonë gjatë së enjtes lëshimin e një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së. Lajmin e bën të ditur Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimit, një milion fuçi do të lëshohen në treg në ditë nga rezervat amerikane për gjashtë muajt e ardhshëm. Administrata Biden shpreson qe më këtë masë të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimet e naftës filluan të bien më herët gjatë ditës së sotme pas daljes së lajmit se SHBA po konsideronte të shfrytëzonte rezervat e saj të papërpunuara. 

3 Komente

  1. M
    Mandravello

    Mbase na jep dhe ne ndonje fuci, si bashkepenmbajtes dhe aleat strategjik qe na konsiderojne. Gjigand, hape gojen dhe kerko... se kur na kerkon ne Amerika, ne dhe breket i heqim....komplet.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABC

      Botën financiare e kapi paniku para përafërsisht dy vjetësh sepse Amerika po shtypte me shumë kartmonedha se kurrë duke menduar se po shkonim drejtë një humnere tjetër krize ekonomike, dhe dihet se nëqoftëse një krizë ekonomike fillon nga Amerika atëhere e gjithë bota është e zhytur në të. Tramp-i deshte të shiste rezervat e naftës Amerikane për "skrap" kur ishte president ndërsa sot jo vetëm që po e shesin sa duan vetë ata por po dalin edhe si shpëtimtar të Europës.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Keto reserva te naftes te cilat i gjeti zero po nga administrata Obama/Biden, i mbushi Trump kur nafta ishte me te lire. Tani Biden ne vend qe te lejoje te nxiret nafte, Biden po harrxhon gjithe rezervat qe duhet te perdoren vetem ne kohe dramatike, jo per te ulur cmimet. Per te ulur cmimet duhet prodhuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje