Diversioni i dobët i Rusisë me Europën

25 Shtator 2025, 20:30Bota TEMA
Diversioni i dobët i Rusisë me Europën

SHBA është ndërruar me Europën. Rivali kryesor i momentit për Rusinë është Europa. Nëse i hedh një sy titujve të faqes kryesore të agjencisë ruse të lajmeve, “TASS”, Europa figuron si agjentja kryesore e luftës në Ukrainë, përkundër një statusi të ri të SHBA.

Europa ka frikë se Trump do ta fajësojë për dështimin ushtarak të Kievit.

Europa po përpiqet në mënyrë sekrete të dislokojë armë në kufi me Rusinë

Europa do ndërprerjen e dialogut Rusi-SHBA

Këto janë disa tituj që vënë në dukje një taktikë diversioni të Kremlinit që luan këtu me psikologjinë e presidentit amerikan, Donald Trump që e ka një ndër pasionet e veta retorike të akuzojë Europën si një ndër shkaqet e dështimeve në skenën ndërkombëtare.

Paradoksi i kësaj qasjeje qëndron në faktin se Rusia e ka akuzuar përherë Europën se është një gur shahu në lojën e SHBA, çka aktualisht bie ndesh me qëndrimet e fundit. Një ndër arsyet e këtij ndryshimi është kriza aktuale ekonomike e Rusisë, stabilizimi i frontit në Ukrainë dhe fakti se mjetet e reja të goditjes në thellësi nga Ukraina po bëhen përherë e më efektive.

Në dritën e një intensiteti të tillë zhvillimesh operacionale dhe me vendimet e vendeve të BE-së për t’u armatosur, Rusia e sheh veten me një rival të ri gjeopolitik të cilin do ta ketë të vështirë ta kthejë në partner. 

Përdorimi i divergjencave SHBA-Europë është shenjë dobësie dhe jo force, por edhe mungesë vizioni në adresimin e një çështjeje emergjente siç është jo vetëm Paqja, por edhe problemi kufinjve dhe sigurisë në Europë. Problemi kryesor i një fuqie nuk është dobësia e saj, apo dështimet periodike, por mungesa e seriozitetit dhe mosbesueshmëria.

Lini një Përgjigje