Turqia ka vendosur një avion radari të përparuar AWACS në Lituani, duke sinjalizuar se NATO po rrit mbrojtjen në rajonin e Baltikut pas shkeljeve ruse të hapësirës ajrore të saj.
Turqia dërgoi të hënën në Lituani një avion me sistem paralajmërimi dhe kontrolli ajror, i cili është i aftë të zbulojë dronë që fluturojnë ulët dhe objekte të tjera që radarët tokësorë nuk i shohin, raporton Bloomberg duke cituar zyrtarë turq.
Vendosja e përkohshme është një gjest solidariteti me anëtarët e tjerë të aleancës ushtarake të NATO-s, thanë burimet për Bloomberg.
Ky veprim vjen ndërsa anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut përpiqen të koordinojnë një përgjigje ndaj avionëve dhe dronëve rusë që hyjnë në hapësirën e tyre ajrore, me partnerët që kundërshtojnë hapur njëri-tjetrin.
Turku e çliroi Palestinën tani i ngeli për të mbrojtur lituanian! Po e kruan si shumë nato "paqebërsi"
ik o Ylli futi ndonje tas fasule se jane te nderlikuara per ty keto muhabete
Ylli ti fus edhe pilaf si Fahri Balliu.