VIDEO/ Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për financimin e fushatës nga Gadafi

25 Shtator 2025, 13:02Bota TEMA
VIDEO/ Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për financimin e fushatës nga

Gjykata penale e Parisit shpalli fajtor ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy për konspiracion kriminal në çështjen e financimeve të paligjshme nga koloneli libian Muammar Gaddafi. Ai u lirua nga akuzat për korrupsion pasiv dhe financim të paligjshëm të fushatës, por gjykata pranoi provat se Sarkozy përfitoi miliona euro për fushatën e vitit 2007.

Sipas akuzës, Gaddafi shpresonte që në këmbim i pari i Francës ta ndihmonte të rehabilitonte imazhin e tij ndërkombëtar. Hetimet nisën pas dëshmive të Saif al-Islam Gaddafit dhe biznesmenit libanez Ziad Takieddine, i cili deklaroi se kishte prova për transfertat prej rreth 50 milionë eurosh drejt Parisit.

Ky nuk është rasti i parë penal për Sarkozy, i cili që nga fundi i mandatit të tij është përfshirë në disa procese gjyqësore. Në vitin 2021 u dënua për korrupsion aktiv dhe trafik influence, ndërsa në 2024 u shpall fajtor për tejkalim të shpenzimeve zgjedhore. Gruaja e tij, Carla Bruni-Sarkozy, është gjithashtu nën akuzë për fshehje provash lidhur me dosjen Gaddafi, akuzë që ajo e mohon.

Ish-presidenti 70-vjeçar, i cili e konsideron çështjen të motivuar politikisht, ka paralajmëruar apelim. Vendimi e bën atë liderin e parë francez të pasluftës që përballet me një varg dënimesh penale, duke e rënduar trashëgiminë e tij politike.

10 Komente

  1. F
    Fpa

    Nuk me interested Sarkozi. Cfare po behet per kkrimin shteteror te Gerdecit. Cfare po behet me korrupsionin e Familjes Berisha, cfare po behet per ngjrjet e 97-tes????

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hëngshin kokat e njëri-tjetrit

      I financoj fushatën qenit dhe në fund qeni i hëngri kokën.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo

        I lumte drejtesise. Tamam shtet.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I

          5 vjet burg per nje fushate financimi ne Libi qe s'ka lidhje fare me fondet e Frances. Kurse ketu ne Albanistan, horrat zhvasin popullin me miliarda, sigurojne 7 breza dhe prape tallin bythen me popullin.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhixhi

            Lexoje dhe nje here artikullin se e ke kuptuar gabim.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Drejtesi per te gjithe

            Bravo. Ky eshte shtet.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tring

              Bravo Fronsa. Te barabarte te gjithe para ligjit, si qytetaret dhe presidentet.

              Përgjigjjuni
              1. k
                klodi

                Mos tju rreje mendja.Zedin Takedini para tre ditesh shkoi ne boten tjeter,deshmimtari qe i ka dhene milionat e Gadafit qe edhe pse u gjet ku ishte fshehur ne nje tub kanali iu dha urdher qe ta vrasin,duke mbuluar keshtu nje maskarade.Edhe sikur te shkoje ne burgun e posaçem per vipat atje ku ka kryer burgun Bernard Tapia dhe Patrik Balkani,ku pas tre apo kater muajsh dalin si te semure.Karla ne knferencen e shtypit te Sarkozise çuditerisht ishte shume e qeshur.Ironi milionash.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Celentano

                  Akoma e mban burre ajo kte karin ?

                  Përgjigjjuni
                2. x
                  xhixhi

                  Financimet per fushaten ja mori dhe pastaj e vrau. Ishte pikerisht agjenti francez i infiltruar me ' rebelet ' qe e vrau Gadafin. Eshte gjithcka e flimuar . Rebelet ( amerikanet dhe anglezet) donin ta denonin sic u denua Sadami, por Sarkozi vendosi ndryshe. Nuk i la asnje mundesi Gadafit te hapte gojen .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje