Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa forcat izraelite vazhduan të godasin Teheranin.
Udhëheqësi rus dënoi sulmet e SHBA-së ndaj Iranit dhe siguroi delegacionin iranian se populli i Iranit mund të mbështetet te Rusia për përkrahje.
Një video e shkurtër e publikuar nga Kremlini tregon Putinin duke u takuar me delegacionin iranian, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe Yury Ushakov, një këshilltar i nivelit të lartë dhe ish-ambasador rus në Uashington.
“Ky është një akt agresioni ndaj Iranit pa asnjë bazë apo justifikim. Ne kemi marrëdhënie të vjetra, miqësore dhe të besueshme me Iranin, dhe nga ana jonë po bëjmë përpjekje për të mbështetur popullin iranian”, tha Putin, duke theksuar bindjen e tij se Shtetet e Bashkuara u provokuan nga Izraeli për të ndërmarrë sulmin.
Putin i tha Araghchit se kishte zhvilluar biseda telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed Al Nahyan dhe presidentin iranian Masoud Pezeshkian.
Ai nuk specifikoi kohën e këtyre bisedave, dhe Kremlini tha të dielën se nuk kishte ndonjë plan që Putini të fliste me Trump pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.
Araghchi e falënderoi Putinin për përkrahjen dhe tha se Rusia është “në anën e duhur të historisë”. Ai gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes Teheranit dhe Moskës, të cilat, sipas tij, “janë forcuar edhe më shumë vitet e fundit”.
Aleanca Iran-Rusi
Irani ka qenë ndër mbështetësit më të fortë të Rusisë që kur Putini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në vitin 2022. Regjimi iranian i ka furnizuar Rusisë armë, përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe mijëra dronë Shahed dhe, sipas zyrtarëve amerikanë, ka ndërtuar një fabrikë dronësh në Rusi.
Moska, nga ana tjetër, ka qëndruar në krah të Iranit gjatë konfliktit me Izraelin dhe pas sulmeve të SHBA-së. “Sa i përket programit bërthamor, Rusia ka qenë një partnere dhe na ka ndihmuar. Gjithashtu, Rusia ka qenë e pranishme gjatë bisedimeve për programin bërthamor dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm”, tha Araghchi.
Rusia ndërtoi dhe është ende e përfshirë në funksionimin e centralit bërthamor në Bushehr, në jug të Iranit, i vetmi central bërthamor në vend. Putin tha javën e kaluar se rreth 200 ekspertë rusë ndodhen në atë objekt dhe falënderoi Izraelin që ra dakord të garantojë sigurinë e tyre.
More kriminel ROBQIRE,kur agresionin e kryen ti eshte i pranueshem,kurse kur e kryejne tjerët ,eshte e papranueshme ?
Jo mor dritëshkurtër, a nuk e ke dëgjuar o i shurdhët që Natua donte të shtrinte pushtimin e saj të maskuar si aleancë ushtarake, ndaj popullsisë rushistfolëse të Ukrainës? ç' punë ka qëni i zgjebosur i Amerikës në oborin e tjetërkujt? ç' punë ka ndyrësira e shekullit nga Amerika të diktoj vullnetin e saj ndaj një populli mijra km larg. Ha pykë o idiot i denjë për të ta mbushur kokën me lakra dhe baltrë se ti ske nevojë për tru?
@O peshk Jo Natua, po Nato fillimisht. Peshk dukesh ti, por nga ata pa koke fare. Pse popullsia rusishtfolese ne Ukraine duhet te percaktoje rregullat dhe vendimet e shtetit Ukrainas? Njesoj si te thuash qe minoriteti grek ne Shqiperi te percaktoje nese Shqiperia duhet te futet ne Nato ose jo. Po nese Ukraina do te futet ne Nato pse duhet te marre leje nga nje shtet tjeter apo nga ndonje minoritet? Cpune ka Rusia ne oborrin e nje shteti tjeter? Cpune ka Rusia te diktoje vullnetin e saj ndaj nje populli tjeter? Ik ha ndonje qofte ne Iran se dukesh cfare niveli ke.
k, te tjeret nuk kane kryer asnje agresion por i jane pergjigjur agresionit te Iranit ndaj Izraelit nepermjet krijesave te tij terroriste si Hezbollah, Houthi, Hamas, milicite shiite ne Siri e Irak. Te mos harrojme doktrinen e Iranit per fshirjen e Izraelit nga faqja e dheut. Izraeli ka gjithe te drejten e detyrimin para qytetareve te vet te kerkoje shpagim per 7 tetorin e pengjet e rrembyera, por ama jo ne kurrize te dhimbjeve, sakrificave e vdekjeve te banoreve e civileve te pafajshem ne Rripin e Gazes.
na more ti me kete te qiren se ka edhe nen moshe e pleq qe lecojne gazeten Mos e leshoni gjuhen pa fre
Nisni ushtrine direkt ne Iran. Ukrainen e pushtuat tani shkoni mbroni Iranin se keni ushtri te forte.ju qifsha sllavet me gjithe Shvejk kurven qe rri gjithe diten ne kefene
Ne Izrael ka shume persona me origjine Ruse dhe me dy shtetesi Ruse Izraelite,pse nuk del ky manalli ti mbroje si Ruset ne Ukraine.Ti dali zot ne eshte burre ashtu si i doli Sirise,nuk kane buke te hane e fryhen si gjelat maje plehut.
Ju keni 3 vjet s'po arrini dot ne Kiev mor te dhjere. Te dhjefsha kriminelin rus dhe kurvarin e tij amerikan. 2 mutra te peshtire.
Kanë tre vjet rusët e nuk po arrijnë dot në Kiev ? Po rusët nuk po luftojnë vetëm me ukrainasit , por me gjithë botën . Amerikanët , hynë në Afganistan , ndenjën aty 14 vjet , pa bërë asgjë dhe ikën me bishtin ndër shalë e ja dorëzuan përsëri talebanëve Afganistanin . Nuk është kollaj të pushtosh një vënd tjetër sot ptuh-ptuh-ptuh .
Kjo dihet, autokrate, klerike e sundimtare jane bashke
Premtimet e Rusisë janë retorikë boshe. E bukura e deklarimit të Putinit qëndron në faktin se a thotë që do mbështesim popullin iranian, por nuk thotë që do mbështesim qeverinë iraniane. Fjalë sa për të kaluar radhën. Duket, të gjithë, miq dhe armiq janë kundër Khomeneit, shkaktarit të krizave dhe luftënxitësi më i madh në lindjen e mesme. Qerimi i tij duket si një nevojë e mbështetur nga të gjithë, për të siguruar të paktën një paqe 50 vjeçare në atë rajon.