“Do të pushtojmë Rripin e Gazës”, Hamasi reagon pas deklaratës të Netanjahu: Nuk jemi më të interesuar për paqen

6 Maj 2025, 12:01Bota TEMA
“Do të pushtojmë Rripin e Gazës”, Hamasi reagon pas

Pas vendimit të Benjamin Netnayahut për rifillimin e sulmeve intensive në Gaza, ka ardhur edhe reagimi i Hamasit.

Në një prononcim për AFP, një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi nuk ishte më i interesuar për bisedimet e armëpushimit me Izraelin. 

“Nuk ka kuptim përfshirja në bisedime apo shqyrtimi i propozimeve të reja të armëpushimit për sa kohë që lufta e urisë dhe lufta e shfarosjes vazhdojnë në Rripin e Gazës”, tha Basem Naim për AFP, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare “të ushtrojë presion ndaj qeverisë Netanyahu për t'i dhënë fund krimeve të urisë, etjes dhe vrasjeve” në Gaza. 

Lini një Përgjigje