Donald Trump i dorëzoi Putinit një letër nga Melania

16 Gusht 2025, 09:19Lifestyle TEMA
Donald Trump i dorëzoi Putinit një letër nga Melania

Në samitin në Alaskë, presidenti amerikan, Donald Trump i dorëzoi personalisht presidentit rus, Vladimir Putinit një letër nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, ku ngrihej shqetësimi për fëmijët në Ukrainë dhe Rusi.

Zonja e parë, e cila ka lindur në Slloveni, nuk ishte në udhëtim, por zyrtarët thanë se letra e saj përmendte rrëmbimet e fëmijëve gjatë luftës.

Sipas Kievit, të paktën 19,500 fëmijë ukrainas janë deportuar dhe zhvendosur me forcë në Rusi dhe në territoret e pushtuara nga Moska, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Çështja është jashtëzakonisht e ndjeshme Ukrainë, ku shumë besojnë se nuk duhet të bëhet asnjë marrëveshje paqeje pa një marrëveshje për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve.

Në vitin 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Putinin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e dyshuar të paligjshëm të fëmijëve.

Gjashtë vite pas takimit të tyre të fundit në Anchorage të Alaskës, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin u takuan për të diskutuar rreth arritjes së një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë. Takimi u mbyll pa një marrëveshje konkrete dhe pa një dakordësi për armëpushim.

BBC

4 Komente

  1. N
    Nje qytetar

    RESPEKT per zonjen ! Është treguar vertet ZONJË , e jo si kllouni i ndryshkur Trump qe e priti me ditirambe kriminelin me te ndyrë te shek.21.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ARBEN.AL

      DY DIKTATOR, NJERI ME GJAKUN E FEMIJVE TE VRARE NE UKRAIN DHE TJETRI KOMPLICE DUKE I LEJUAR QE TE VRASIN FEMIJ,CHE MONDO DI MERDA .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje Komentus

        Po aty e kini ARESTOJENI. Per gencid ndaj femijeve te Ukraines , nuk e ka bere kot letren ZONJA e Pare ?????

        Përgjigjjuni
        1. d
          deda

          e paska kuptuar putin që para 6 vitesh se çfarë trapi është trapi dhe tallet me atë

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje