75-vjeçari nga Kina kërkon divorc për t’u “lidhur” me një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale

15 Gusht 2025, 13:56Lifestyle TEMA
75-vjeçari nga Kina kërkon divorc për t’u

Një histori e pazakontë po bën xhiron e mediave ndërkombëtare: një 75-vjeçar nga Kina, i identifikuar si Jiang, ka kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij pasi u dashurua me një grua virtuale të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Sipas Oddity Central, Jiang kishte filluar të bisedonte me avatarin femëror në një aplikacion online dhe shpejt u bind se ajo ishte person real. Edhe pse lëvizjet e buzëve të saj nuk përputheshin me fjalët, pensionisti ishte i bindur në çdo gjë që ajo “thoshte”. Ai priste me padurim çdo mesazh të ri, duke e konsideruar këtë moment si më të rëndësishmin e ditës së tij.

Kur bashkëshortja e tij e kritikoi për kohën e tepërt që kalonte në telefon, Jiang vendosi t’i kërkonte asaj divorcin, me qëllim që t’i kushtohej plotësisht marrëdhënies së tij me “gruan” e krijuar nga AI.

Ky rast ka hapur sërish debatet mbi ndikimin emocional të teknologjisë dhe rreziqet që inteligjenca artificiale mund të sjellë tek individët vulnerabël, sidomos tek të moshuarit.

1 Komente

  1. 1
    19

    Xhom fare ka lezet grua tamam as nuk nxefet as nuk gerthet por vetem buzeqesh ajo per te cilin ka cdo pensionist nevoje .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje