Presidenti i SHBA-së Donald Trump shpall fituesit e çmimeve të Kennedy Center, ndër të përzgjedhurit është dhe aktori i njohur Sylvester Stallone

14 Gusht 2025, 15:02Lifestyle TEMA
Presidenti i SHBA-së Donald Trump shpall fituesit e çmimeve të

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se çmimet e Kennedy Center do të jepen për Sylvester Stallone, Michael Crawford, George Strait, Gloria Gaynor dhe bandën rock KISS.

Duke thyer traditën, ai edhe do ta prezantojë shfaqjen që nderon arritjet më të larta të artistëve të vendit. Pasi u rikthye në zyrë, Trump e pushoi presidentin dhe pjesa më e madhe e bordit të John F Kennedy Center for the Performing Arts dhe mori rolin e drejtuesit, një lëvizje që u kritikua si ndërhyrje politike në art.

Të mërkurën ai tha se planifikon të rinovojë plotësisht qendrën që financohet nga fondet federale. Trump tha se ishte “98% i përfshirë” në përzgjedhjen e artistëve të këtij viti, duke shtuar se ishte shumë e vështirë.

Trump premtoi se si drejtues do ta kthente Kennedy Center në “një margaritar të kurorës” së arteve dhe kulturës, në kohën e duhur për festimet e vitit 2026 të 250-vjetorit të Amerikës.

3 Komente

  1. K
    Kanina

    Po Grenelli? Apo u kenat thjesht duke marre gerneten.?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fantomasi

      Ik o Kanina se po digjesh e pervelohesh. Lere Ameriken e Trumpin se jane mijera vjet drite larg nga realiteti jot varikarsin.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

        Edhe nga i joti apo lere se ti jeton ne boten e fantomasit.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje