Tejkaloi shpejtësinë në rrugë, gjobë rekord prej 110 mijë dollarësh shoferit

14 Gusht 2025, 09:37Lifestyle TEMA
Tejkaloi shpejtësinë në rrugë, gjobë rekord prej 110

Një shofer në Zvicër, i cili po lëvizte me 27 kilometra mbi kufirin e shpejtësisë në një rrugë në qytetin Lozana, po përballet me një gjobë prej 110,000 dollarë. Por ai mund ta përballojë atë.

Pse gjoba kaq e lartë? Sepse është një shkelës përsëritës dhe është një nga njerëzit më të pasur të Zvicrës dhe kantonit Vaud. Në këtë rajon, gjobat vendosen bazuar në faktorë si të ardhurat, pasuria ose gjendja e përgjithshme financiare familjare. Zviceranët nuk janë të vetmit.

Gjermania, Franca, Austria dhe vendet nordike të gjitha lëshojnë dënime bazuar në pasurinë e një personi. Gjoba e fundit nuk është as një rekord në Zvicër. Në vitin 2010, një shofer milioner i një Ferrari mori një gjobë të barabartë me rreth 290,000 dollarë për shpejtësi në kantonin lindor të St. Gallen.

Në atë kohë, grupi zviceran i sigurisë Road Cross tha se shoferët e pasur ishin ndëshkuar lehtë duke bërë që të miratohej një rishikim i ligjit penal tre vjet më parë që lejonte gjyqtarët të jepnin gjoba bazuar në të ardhurat personale dhe pasurinë për kundërvajtje si shpejtësia dhe drejtimi në gjendje të dehur.

Sipas rregullave të sotme, një person i varfër mund të kalojë një natë në burg në vend të një gjobe, ndërsa më i pasuri në vendin e pasur alpin mund t’i duhet të paguajë dhjetëra mijëra.

Vincent Derouand, një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Vaudit, tha se i pandehuri nuk e kundërshtoi vendimin. Ai tashmë ishte gjobitur për një shkelje të ngjashme tetë vjet më parë, dhe pagoi 10,000 franga zvicerane gjobë.

Në Zvicër, as policët nuk janë imun ndaj gjobave të tilla. Një oficer u gjobit për kalim të kufirit të shpejtësisë nëpër rrugët e Gjenevës në vitin 2016 ndërsa ndiqte hajdutët që kishin grabitur një bankë.

3 Komente

  1. S
    Sovrani

    Dhe vijnë në AL dhe hapen bythësh. Një Rolls Roy's Cullinan fuoristrade e zezë me targa Zvicre Gjeneve makinë 1m euroshe që e ngiste nje brunette me flokë të lëpirë, desh jua hipi sipër makinave në fillim të javës në Kaninë VL në korsinë me dalje, zbritje për VL. Edhe pse rruga e vijëzuar dhe me ndalim paralalimi. Me torsion të dedikuar kthimi me STOP Dukej sikur thonte. Hapuni se e dini kush jam unë!? Ju shkel me këmbë. A nuk duhet edhe policia AL kësaj buçeje ti bëj të njëjtën gjë??? Por përveçse inegzistente, se besoj se besoj se kanë bythë dhe me e ndalu... Se kushedi ose kush është ose kush e shkep. E kishte mirë Konica. Shqipëri të kam ....

    Përgjigjjuni
    1. d
      dori

      Shum e bukur mirë ja kanë bërë por këtu te ne nuk ka bythë njeri të gjobisin as me 1000 lek një bos....aman mos na krahasoni me Zvicrën sepse na bëni me zemër....

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexuesi

        Mero kush e ka bere kete artikull Dash Kaloshi??????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje