Paguaj dhe shko në dasmën e një të panjohuri, trendi i çuditshëm që po çmend Francën

13 Gusht 2025, 12:45Lifestyle TEMA
Paguaj dhe shko në dasmën e një të panjohuri, trendi i

Një fenomen i pazakontë po fiton terren në Francë: çiftet po shesin ftesa për dasmat e tyre tek persona që nuk i njohin, për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të eventit.

Ideja ka lindur nga startup-i parisien Invitin, i themeluar nga Katia Lekarski, e cila e konceptoi platformën pasi vajza e saj 5-vjeçare e pyeti pse nuk ishin të ftuar në dasma. Platforma u jep mundësinë çifteve të vendosin çmimin e ftesës dhe të përzgjedhin se kush mund të marrë pjesë.

Sipas The Guardian, fenomeni po ndryshon mënyrën se si njerëzit e shohin dhe e përjetojnë një dasmë, duke ofruar mundësi për ata që duan të jenë pjesë e një ngjarjeje speciale edhe pa njohur personalisht çiftin.

Të ftuarit duhet të respektojnë disa rregulla: veshje formale, sjellje të përshtatshme dhe ndalim të shpërndarjes së fotove pa leje. Deri tani janë regjistruar vetëm 6 dasma, kryesisht të çifteve të moshës 25-35 vjeç, ndërsa koncepti po tërheq interes edhe në vende të tjera të Evropës.

1 Komente

  1. H
    HAHAHAHAHAHAHAHA

    E paskan bere 5 veta gjithsej dhe gazetarucet shkruajne ky trendi po cmend Francen. Qenkan keq per lajme.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje