Imagjinoni një verë pa pickime, pa zhurmën e bezdisshme pranë veshit dhe… pa mushkonja fare!
Por a do të ishte kjo një ëndërr e bukur apo një katastrofë për natyrën?
Ekspertët janë të ndarë. Disa biologë paralajmërojnë se zhdukja e mushkonjave mund të ndikojë tek speciet që ushqehen me to, si disa lloje zogjsh dhe insektesh. Megjithatë, të tjerë thonë se shumë prej tyre nuk janë të pazëvendësueshme dhe natyra do të gjente mënyra të tjera për të balancuar ekosistemin.
Biologu australian Scott O’Neill, themelues i Programit Botëror të Mushkonjave, beson se eliminimi i Aedes aegypti, mushkonja e etheve të verdha që përhap sëmundje si dengu, chikungunya dhe ethet e verdha – nuk do të sillte pasoja të menjëhershme ekologjike. Kjo specie jeton kryesisht në qytete dhe “preferon” vetëm njerëzit, duke mos qenë pjesë thelbësore e zinxhirit ushqimor.
Sipas National Geographic, zhdukja e kësaj specieje “do të kishte më shumë përfitime se pasoja”, sidomos në vendet ku sëmundjet që ajo përhap marrin mijëra jetë çdo vit.
Edhe mushkonjat pjalmuese, sipas O’Neill, nuk janë të pazëvendësueshme pasi vetëm pak bimë varen ekskluzivisht prej tyre. Rreziku i vërtetë për natyrën, thonë shkencëtarët, do të ishte zhdukja e pjalmuesve jetikë si bletët.
Pra, zhdukja e mushkonjave mund të na kursejë shumë pickime dhe sëmundje, por shkenca ende nuk jep një “po” të sigurt për këtë ëndërr verore.
Kur Enveri i zhdukte mushkonjat nuk bënte kaq llogari.
Tamam.pensionisto E maj men edhe une kur Enveri bridhte neper lagje me pompe disinfektimi ne krahe ,bashke me Ramizin. Ramizi i jepte pompes ,Enveri sperkaste kazanat me steke.
????????, i ndihmonte edhe Nexhmija, mbante bidonët me ilaç dhe u tregonte foletë e mushkonjave. Trajtoheshin si armiq te popullit dhe pushtetit.
Tani po me kujtohet dhe mua...Saliu qe mbante nje uturak qe jashteqitjet eudheheqesve mos binin ne toke dhe ti merte armiku ,tu bente analiza e mesonte nga se vuanin. I ziu Sali c ka hequr....S kishte as maske "covidi" i gjori.