Gruaja e reperit të famshëm sërish në qendër të debatit, imazhet që po trazojnë internetin

12 Gusht 2025, 12:11Lifestyle TEMA
Gruaja e reperit të famshëm sërish në qendër të

Bianca Censori, gruaja e reperit kontrovers Kanye West, ka ndezur alarmin tek ndjekësit e saj pas një fotografie të re që po bën xhiron e rrjetit.

Në imazhin provokues, Bianca shfaqet e futur brenda një flluske gjigante transparente, e veshur me një kostum trupi metalik ngjyrë argjendi dhe taka qiellore. Pamja, që duket si skenë nga një performance arti ekstrem, është interpretuar nga shumë si një metaforë e “izolimit simbolik” dhe ka nxitur dyshime se West mund të ketë dorë të fortë në mënyrën se si ajo paraqitet publikisht.

Komentet kanë shpërthyer në rrjete sociale: një pjesë i bëjnë thirrje Biancas të “çlirohet nga ndikimi manipulues” dhe të rikthejë imazhin që kishte para martesës me Kanye-n, ndërsa të tjerë nuk kursejnë as fjalë të ashpra, duke e quajtur paraqitjen “qesharake” dhe “ofenduese”.

Që nga martesa e çiftit në vitin 2022, Censori ka habitur me zgjedhje gjithnjë e më provokuese, shpesh minimale deri në ekstrem, që kanë ndezur polemika të zjarrta. Kujtojmë incidentin në Grammy Awards 2025, kur ajo doli thuajse nudo përpara kamerave, ndërsa Kanye e shikonte i qetë, pa bërë asnjë ndërhyrje.

Vetë West ka pranuar publikisht se miraton çdo veshje që gruaja e tij zgjedh, duke theksuar se “nuk ushtron presion”, por ka lënë të kuptohet se asgjë nuk vishet pa bekimin e tij.

1 Komente

  1. T
    Treni

    Ç'a ishte kjo demek?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje