Cristiano Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

12 Gusht 2025, 09:05Lifestyle TEMA
Cristiano Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli portugez i futbollit i ka bërë partneres së tij propozimin më romantik të jetës.

Lajmi u bë publik nga vetë Georgina përmes një postimi në Instagram, ku ndau një foto të unazës gjigante prej diamanti, shoqëruar me fjalët:

“Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” – “Po, në këtë dhe në të gjitha jetët e mia.”

Unaza e fejesës është një kryevepër bizhuterie: diamant oval i madhësisë 20–35 karatë, i shoqëruar nga dy gurë anësorë, me vlerë të vlerësuar nga ekspertët mes 2 dhe 5 milionë dollarë.

Ronaldo dhe Georgina e nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 2017 dhe prej atëherë kanë ndërtuar një familje të madhe me dy vajzat e tyre, Alana dhe Bella, si dhe tre fëmijët e tjerë të futbollistit nga lidhje të mëparshme.

Ky propozim vjen pas një romance të gjatë dhe të komentuar gjerësisht, e cila ka kaluar prova, lajme rozë dhe miliona pëlqime nga fansat në rrjetet sociale.

Fotoja e unazës ka pushtuar mediat botërore, duke bërë që fejesa e çiftit të kthehet në një nga lajmet më të klikuara të verës.

2 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Pse nuk kane qene te martuar keta.Apo vetem sa jane shkerdhyer.Rrace e keqe.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Na plasi kari

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje