Rrëfimi i rrallë i Jennifer Aniston për divorcin e saj nga Brad Pitt

12 Gusht 2025, 11:25Lifestyle TEMA
Rrëfimi i rrallë i Jennifer Aniston për divorcin e saj nga Brad

Plot 20 vite pas ndarjes nga Brad Pitt, Jennifer Aniston ka folur hapur në një intervistë për kopertinën e shtatorit të Vanity Fair. Aktorja e “The Morning Show” kujtoi intervistën e saj të parë pas ndarjes në vitin 2005, duke e përshkruar si një përvojë tronditëse dhe një periudhë të brishtë në jetën e saj.

Aniston dhe Pitt u njohën në vitin 1994, nisën lidhjen në 1998 dhe u martuan në korrik 2000, por martesa përfundoi në vitin 2005. Ndarja e tyre u kthye në një nga historitë më të komentuara nga mediat e kohës. “Nëse njerëzit nuk kishin telenovela, kishin historinë tonë,” tha Aniston, duke shtuar se thashethemet e prekën personalisht dhe se nuk kishte forcë të mjaftueshme për të mos u ndikuar.

Ajo tregoi se mënyra e saj për ta përballuar ishte t’i thoshte vetes: “Ngrihu dhe ec përpara.” Sot, Aniston është në lidhje me hipnoterapeutin Jim Curtis, ndërsa Pitt është me dizenjatoren Ines de Ramon. Pavarësisht gjithçkaje, Aniston e cilëson Pitt një njeri fantastik dhe thotë se nuk është penduar për asgjë nga e kaluara e tyre.

Lini një Përgjigje