Donald Trump i vetmuar përballë një udhëkryqi historik

18 Qershor 2025, 11:43Bota TEMA
Donald Trump i vetmuar përballë një udhëkryqi historik

Nga Gianni Riotta

Presidenti Donald Trump është i vetëm. Gjashtë muaj pas fitores historike në Uashington, sheh aleatët e vjetër të Atlantikut dhe Paqësorit të largohen, miqtë mbi të cilët mbështetej të tërhiqen, udhëheqësin rus Putin të shurdhët ndaj thirrjeve të tij dhe kryeministrin izraelit Netanyahu të bindur se mund ta shtyjë drejt një ofensive, me argumenta që vetëm pjesërisht qëndrojnë; Kina e Xi Jinping nuk lëshon as edhe një pëllëmbë për tarifat; luftërat në Ukrainë, Gaza dhe tani, apokalipsi i mundshëm midis Izraelit dhe Iranit.

Trump e kërkonte vetminë si zgjedhje strategjike, i bindur se Fortesa Amerikë është në gjendje të imponojë hegjemoni planetare, pas dështimit të iluzioneve për OKB-në, G7-ën, marrëveshjet diplomatike – dhe tani e gjen veten i vetmuar përballë një udhëkryqi historik.

E kishte ëndërruar një vetmi të ndritur, “imperiale” sipas shprehjes së historianit Arthur Schlesinger, dhe në vend të kësaj po ndeshet me një botë që nuk e kupton, plot me miq dyshues, aleatë të paqartë dhe armiq të alarmuar.

I bindur se do ta bindte Moskën të negocionte me një president ukrainas të përulur dhe Izraelin të pranonte statusin e fitimtarit me Gazën të mundur, Trumpi nuk mundi ta ndalonte Netanyahu-n të godiste nga ajri Teheranin dhe bazën atomike të Fordos, duke shkaktuar masakra mes gjeneralëve, shkencëtarëve dhe civilëve iranianë: pak javë më parë, Tulsi Gabbard, kreu i shërbimeve të inteligjencës amerikane, kishte kundërshtuar Jeruzalemin në lidhje me kohën që i duhej ende regjimit të ajatollahëve për armën bërthamore, duke deklaruar se ajo është ende larg dhe ka ka mundësi për zgjidhje diplomatike.

Duke luajtur me vetminë e presidentit, Netanyahu, politikan që nuk heziton të hedhë zarin në Rubikonin e Lindjes së Mesme, ka zgjedhur luftën, një nga konfliktet me gjatësi të paparashikueshme që nga shtatori i 2001-it, të cilin lëvizja MAGA e dënonte si trashëgimi të Bushit dhe Bidenit.

Duke u larguar me nxitim nga G7-a e Kanadasë, siç kishte bërë edhe në 2018-ën i tërbuar me kryeministrin Trudeau, Trumpi i heq vërejtje presidentit francez Macron, përhap idenë se diçka e rëndë është pranë, madje evokon edhe fantazinë e Putinit si ndërmjetës mes palëve, për t’u gjetur sërish i vetëm, me bazën e tij elektorale të hutuar përballë pamjeve të bombardimeve.

Partia republikane është e ndarë: në njërën anë janë skifterët pro-izraelitë, si senatori Graham, dhe në tjetrën neutralët si zëvendëspresidenti Vance. Zërin e republikanëve të zhgënjyer e përfaqëson komentatori i njohur Tucker Carlson, i cili në buletinin e tij të ndjekur nga miliona lexues, akuzon presidentin për “bashkëpunim me luftën e Netanyahu-t”, i detyruar nga një grusht luftënxitësish për t’u imponuar veten… “më mirë një izraelit se një amerikan që sillet si ai,” thotë, ndërsa ish-miku Donald ironizon: “Do ishte mirë që Tucker të gjente ndonjë punë, ndoshta në televizion”.

Përçmimi nuk zgjidh dilemën, as obsesioni për “paqen e menjëhershme” apo “armëpushimi për 24 orë”, që u zhdukën pas nëntorit, dhe vetmia e presidentit ka tani një shoqërues të frikshëm në vetmi, prania e të cilit, nënvizon me ironi Carlson, “do të përkufizojë mandatin e dytë të administratës Trump”.

Në planet e Trump-it, në fakt, qëndron pezull një bombë e quajtur Massive Ordnance Penetrator, GBU-57, 30.000 paund shkatërrimtare që lëshohet nga bombarduesit amerikanë B-2 – një armë që arsenali izraelit nuk e zotëron – e vetmja në gjendje të depërtojë bunkerët nëntokësorë të bazës atomike të Fordos.

Ai mund të urdhërojë përdorimin e saj, ndoshta me më shumë sulme të sinkronizuara për të njëjtin objektiv, dhe të mbyllë projektin atomik të ajatollahëve, me koston e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në një përplasje aq të madhe, sa do të zgjaste konfliktin shumë më tepër se një gjeneratë, si në Afganistan e Irak.

Susie Wiles, shefja e gjithëpushtetshme e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, i qorton çdo ditë ministrat, këshilltarët, zyrtarët: “Mos harroni, virtyti më i rëndësishëm është besnikëria ndaj Presidentit Trump. Të gjitha të tjerat janë dytësore”. Në një klimë ku rangu i një armiku vlerësohet në mënyrë tepër të kufizuar përmes opinioneve të brendshme, Washingtoni ndjek skenare të shpeshta lufte, si në romanin e tij të preferuar “Lamtumirë armë”, të Hemingway-t, i vitit 1929. Urdhri përfundimtar i takon presidentit, njeri i vetëm në komandë, dhe si çdo vendim tjetër – që nga hyrja në politikë nga 5th Avenue në Nju Jork, në 16 qershorin e shumëpërfolur – do të diktohet nga instinkti, nga humori i çastit.

Një rrezik që shqetëson miq e armiq, por që Trump e ndjek verbërisht, me bindjen e një sipërmarrësi nga New York-u e cila e ka çuar, dy herë, në Shtëpinë e Bardhë. Nga liberalizmi tregtar te tarifat, nga përplasjet me Harvard-in, bllokimi i emigracionit, kufizimet për kërkimin shkencor, konfuzion mbi mjedisin dhe familjen – ai bën atë që ligji nuk ia ndalon, por që asnjë, më parë, nuk ka guxuar ta bëjë.

Ai nuk ndjek një rutinë lufte, siç e përshkruan Hans Delbrück në veprën e tij monumentale “Historia e Artit të Luftës”, kur flet për vendimet e Napoleonit në Marengo 1800: “Shpesh ai vendoste në kundërshtim me gjithçka, pa ndonjë justifikim – përveç se i dukej momenti i duhur”. Kështu edhe Trump, do të vendosë vetëm, larg qytetarëve, Tel Avivit, Teheranit, dhe ligjeve.

Ndërkohë, të gjithë presin me ankth nëse kjo çështje do të arrijë në “dorëzimin pa kushte” të iranianëve, me sinjale të pakta për negociata dhe dyshime të mëdha përmes liderëve evropianë e të Kombeve të Bashkuara. Në Shtëpinë e Bardhë, ministri i Mbrojtjes Lloyd Austin, dhe këshilltari për sigurinë Jake Sullivan, pëshpëritin shprehjen e famshme “Unknown Unknowns” – “të panjohurat e panjohura” – një mënyrë për të thënë se askush nuk e di saktësisht se çfarë mund të ndodhë më tej, dhe se çmimi për një strategji të tillë të pakontrolluar dhe të vetmuar mund të jetë shumë i kushtueshëm për Amerikën. 

La Repubblica – Bota.al

32 Komente

  1. L
    Lame Duka

    Duket e mire analiza, por, por, por Lloyd Austin nuk eshte me minister !!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Po Trumpi eshte gjeni, eshte gjenial, eshte poseidon, eshte, jesus, eshte zeus, nuk mund te gjendet epitet qe mund ti pershtatet gjenialitetit te Trumpit. Ka nje resonim te habitshem, i thjeshte ne menyren e tij te arsyetuarit, nje dhurate qe na e solli perendia duke e bekuar te gjithe njerezimin, cdo zgjidhje e konflikteve do te behet ne menyre me plausible per palet ne konflikt per sa kohe qe Donaldi do te jete president

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk mbarohen budallenjtë turkoshak

        Edhe ti o Car me emër Turko arab i ka ngjarë shumë trapit,vetëm se ti je më trap se trapi

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na myten

          Po Muci po. Do beje rezorte ne Gaza. Plausible posi!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrofte Trump dhe ti o Muc se na nderon perdite

            Bravo Muc, je i modh si vete Trump! Me ty te mencur si ty Muc Amerika do shkelqeje perseri. Gojet e liga po thone se MAGA po ndahet ne dy grupe. A asht e vertete kjo gjeme? Po Taker Carlson pse asht merzit keq me Trumpin dhe ty Muc? Shpalleni pisin komunist dhe deportojeni ne Kosove me ata 49 te tjeret qe po pret nga Usa lexhendari Kurti. Edhe nji pytje te fundit per ty Muc Xhepa: Cfare mendon Trump per Saliun tone madheshtor?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mustafahhhhh

              Do ta beje lemsh sic ka bere gjithe boten. Nje mashtrues demagog qe tha do mbyll nje lufte per 24 ore dhe hapi nje tjeter nje konflikt akoma me te forte ne Lindjen e Mesme. Nje mashtrues qe falimentoi kazinot, e padegjuar ndonjehere, nuk mund te negocioje luftra. Per gjithe debilat si puna e Mutchit qe votuan per kete, jeni njerezit me te trashe qe besoni cdo gje me sy mbyllur. Faktet tregojne qe Putini as e qiu fare. Zelenski i futi karin ne goje. Izraeli tall bythen ben ca te doje kur me Biden se levizte fare. Europa devijoi buxhetin per armatosje, Japonia po ashtu. Ameriken e beri lemsh duke nxitur urrejtje mes amerikaneve. Ekonomine e shkerdheu me tarifa idiote. Dollari ne pikiate. Edhe Filipinet ju bashkuan BRICS. Shkurt, presidenti me debil i te gjitha kohrave. Nuk pretendoj ti mbush mendjen debilave Trampista se ata jane te pashprese po faktet jane kokeforta. Sa per rrockat e Trampit koha e arsyes per ata ka kaluar. Ata jane te pashprese.

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhepisti, profesor doktor per pak drejtor dhe dokt

                Trump debil klasik i ndjekur nga njerezit me te trashe te planetit. Faktet tregojne qe eshte injorant dhe i trashe, nuk di te lidhi dy fjale. Ata qe i shkojne nga pas si puna e ketij qe per pak u be ambasador, per pak fare po ja dhjeu populli shqiptar se ja futi Saliut, keta jane ne nje univers tjeter. Keta jane njesoj si ne kohe te Enverit qe udheheqesi i madh nuk ben kurre gabime. Po ky Muçi sikur u terhoq nga komentet se doli Hajriu po qante, ktheu o Muçi, ktheu. P.S. Muçi dhe Hajriu jane i njejti person po eshte si puna e asaj qe kenaqet kur ja ben qejfin vetes.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Spinaqi

                  Opo e morem vesh poezine tende po me ate luften ne Ukraine qe do e mbyllte per 24 ore ca u be. He na thuaj ndonje budallallek nga ato te tuat.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trump trap

                    Oboboooooo enpaska qir ne byth Mucin Trumpi hahahahahahahahahahah

                    Përgjigjjuni
                  2. a
                    anti25642654censurë

                    dhe jacku gijthashtu!!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Krasnovi

                      Analfabeti 80 vjecar me surratin e bojatisur dhe pampersin plot, tani do zgjidhe luften ne Iran, pasi e qau luften ne Ukraine qe do e zgjidhte per 24 ore. Te vetmit me budallenj se ky plak mashtrues, jane tutkunet qe e votuan. Nje plak kurve qe lepin sumen e Putanes se Rusise, sepse nuk do qe Putana t'i nxjerre kaseten me prostituta ne Moske qe shurrosin mbi dhjamcin portokalli ne dyshek. Ptuh mor plehra.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        a.a

                        po cfare kasete me prostituta? cfare vlere ka? dosjen qe tregon se si ka marre dollare nga Putini qe e shpetoi nga falimentimi ate thuaj....me prostituta shkojne te gjithe ata, s"eshte gje e re....

                        Përgjigjjuni
                      2. H
                        Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

                        E kam nje detyrim moral qe te shkruaj disa rrjeshta per Mucin, diplomatin ekselent te vendit tone ne Washington. Muci eshte nje djale me zemer te madhe qe per te shpetuar popullin e tij megjithese se ishte i ndergjegjshem qe do te pushkatohej shkoi te hedhi ne ere uzinen 12. Ka qene ora 21.00 kur Muci morri autobuzin ku ne trup kishte kallepet e dinamitit, e cau gardhin me tela dhe ne momentin kur po lidhte kapsollen kalon patrulla e policise dhe Muci u detyrua te largohet per te mos rene ne doren e tyre. Muc, ke qene djale me zemer. Tek porta e kalase kur u kthye e priste Pip Duni, te deshperuar qe aksioni nuk mbaroi sic e kishin menduar ato

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          ...

                          E kemi kuptu me kohe, qe Muci ka shku per krap, sepse helbete mosha ben te tijen. Por, ama tani o veme re qe edhe Ju keni shenja jo te mira. Ngushellimet e Mia.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mutchi and Hah Jriu

                            Hajriu dhe Mutchi jane i njejti oerson. Muçi ka dy personalitete. E keni ve re sa del Mutchi del Hajriu nga mbrapa. Aq kar eshte sa i ben qejfin vetes.

                            Përgjigjjuni
                        2. a
                          arrifi

                          Si ja doli ne 3 muaj i qiu ropt gjith botes edhe vendit te tij , as deputeti me dobet i PD nuk do ta kish sjelle ne kete gjendje Globin ALLALL .

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I Duruari.

                            …Lloyd Austin nuk është më ministër por,por,por as nuk ka qënë sepse… ka qënë Sekretar!!!…

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              VOLLODJA

                              Muc. Xhepa nga. komenti qe. KE bere duket. se vuan nga hemorroidet. VI CT by

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E Verteta

                                Epo te shkruaje muç xhepa se ka qene diplomat karriere, eshte mjerim maksimal per diplomacine, qofte edhe ate shqiptare. Detyra e tij ka qene llogaritar i ambasades, dhe tek tuk perkthente ne takimet e perfaqsuesve te ministrise se jashtme kur venin ne Vashington. Muç, mos e ofendo presidentin e Amerikes me ato epitetet e tua te shpifura.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

                                  E verteta, desha te shtoj dicka, Muci ka qene nje diplomat ekselent, ato qe Muci shkruan perprara 4 muajsh i shkruajti dje ambasadori amerikan ne Izrael, gje qe tregon qe Muci eshte nje marathonomak ne diplomacine boterore, ate qe Muci e thote qe perpara 4 muajsh e konfirmojne figura te tjera te ndritura diplomatike mbas 4 muajsh, Muc, je nje aset i pazevendesueshem per diplomacine shqiptare, jemi krenare me ty.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mutchiu

                                    Hajro aka Mutchi boll i bere qejfin vetes se me komentet qe ben tregon qe ja fut kot

                                    Përgjigjjuni
                                2. N
                                  Nga Singapori

                                  Çfare koqe qenke or Mut Xhepa para nje jave cfare nuk the per Trump e nxive per çdo gje , e sot na thua tjeter gje , ne qoftese je burre qendro me taban , or legen burrē.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    USA

                                    Ti Prozator duhet te jesh o rrot kari ose bir kurve qe tall bythen me Trump

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Muci asht mjeshter ne zanatin e tij

                                      Jo jo, Trump tall rroten me Mucin dhe amerikanet e MAGA. Mos ne e ofendoni Mucin se e kemi per fare kosi dhe kastraveci. Na duhet Muci ne te MAGAs.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. U
                                      USA

                                      Ti Prozator duhet te jesh o rrot kari ose bir kurve qe tall bythen me Trump

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        ...

                                        o pika kurves amerikane te Putanes kur mbeti bota ne doren e ketij horri

                                        Përgjigjjuni
                                        1. n
                                          nope

                                          presidenti me pak i formuar dhe me pak kompetent i historise jo vetem te atyre trojeve pir te gjithe njerezimit.....a total disgrace domestically and internationally......

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Saliu dora vetë

                                            C pret nga Trampit ne vitin 1990 kur ky si biznesmen ne një hotel ne Moskë dy prostituta ruse duke bere seks me te i bene shurren ne surrat duke qenë lakuriq Kete video e ka KGB dhe Putini i ka vene topet ne. Bige

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              ZJARRI I 6

                                              ANALIST PA KOKE KU KA BYTHE IZRAELE TE SULMOJ IRANIN PA NDIHMEN E AMERIKANIT IRANI E BEN IZRAELIN TI HARROHET EMRI. PO MOS TE JETE AMERIKANI N VALLE.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                VOJO KUSHI I RI

                                                NDONJËHERË U.S.A-ja NUK KA QËNË NDONJËHERË MË POSHTË SE SOT ME POLITIKËN E SAJ TË JASHTËME SI ME ALWATËT DHE ME SHTETE TË TJERA QË' DO TI OËRKRAHË,.AJO ËSHTË E ÇORIENTUAR NGA FUKSIONI.AJO VETËM SE PO HUMBET VLERAT E KRIJUARA,M.GJ.SE JO AQ SA SHITET NË OPINIONIN POLITIK NË SHQIPËRI.AJO PO SHKATËRON DHE VETVEHTEN ME QËNDRIME TË LËKUNDURA.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Landi

                                                  Ja la derrin mac prap ne dore bibi netanyahu e rrotullon si i teket

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Goni

                                                    Lereni presidentin te vere ne jete planet e pregatitura 20 e kusur vite me pare, te cilat ja kane vene mbi tavoline.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje