Donald Trump për Reuters: Nuk shqetësohem për rritjen e çmimit të karburantit

6 Mars 2026, 09:20Bota TEMA
Donald Trump për Reuters: Nuk shqetësohem për rritjen e

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi sot se nuk është i shqetësuar për rritjen e çmimeve të karburanteve në SHBA, si pasojë e sulmeve ndaj Iran dhe kundërpërgjigjeve iraniane në vendet e Lindjes së Mesme. Në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve Reuters, ai theksoi se përparësi mbetet operacioni ushtarak.

“Nuk kam as shqetësimin më të vogël për këtë”, tha ai kur u pyet për rritjen e çmimeve në pikat e karburantit. “Do të bien shumë shpejt sapo kjo të përfundojë. Dhe nëse rriten, le të rriten. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa të rritet pak çmimi i benzinës.”

Presidenti amerikan kishte përmendur së fundmi një afat prej 4-5 javësh për operacionin ushtarak kundër Iranit. Megjithatë, analistë politikë dhe ushtarakë e vënë në dyshim këtë vlerësim, duke theksuar se administrata amerikane ende nuk e ka sqaruar objektivin përfundimtar të operacionit, ndërsa konflikti po përhapet në Lindjen e Mesme.

Në intervistën për Reuters, Trump tha gjithashtu se nuk po shqyrton lirimin e një pjese të rezervave strategjike të naftës të SHBA-së. Ai shprehu bindjen se Ngushtica e Hormuzit, një rrugë detare me rëndësi strategjike për transportin e naftës pranë brigjeve të Iranit, do të mbetet e hapur, pasi sipas tij flota iraniane ndodhet “në fund të detit”.

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur me rreth 16% që nga fillimi i luftës të shtunën.

Në SHBA, çmimi mesatar i benzinës është rritur me 27 cent krahasuar me javën e kaluar, duke arritur në 3,25 dollarë për gallon, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave. Ky nivel është gjithashtu 15 cent më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana e tij, Trump deklaroi se çmimet “nuk janë rritur shumë”. Shtëpia e Bardhë beson se sulmet ndaj Iranit dhe pasojat që ato sjellin në tregun e karburanteve, nuk do të zgjasin shumë.

Megjithatë, analistët politikë paralajmërojnë se nëse rritja e çmimeve të karburanteve vazhdon për një periudhë të gjatë, kjo mund të dëmtojë republikanët në zgjedhjet e ndërmjetme të nëntorit, ku do të vendoset kontrolli i Kongresit të SHBA-së. Votuesit janë tashmë të pakënaqur me koston e lartë të jetesës dhe politikat ekonomike të Trump.

9 Komente

  1. I
    Igor

    I biri i Kancerit nuk shqetesohet per ritjen e cmimit te karburanteve pse ai nuk paguan asgje por popujt tjere ne krize nuk i intereson si e duron ky popull injorant Amerikan .

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Vetēm nje idiot si ky mund te flasi keshtu.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Normal ti nuk e ke shqetesim, e kemi ne.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapi

          O Orange bastard face Zoti te denofte bashke me qifutet e qelbur.Piece of shit.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            otrapi,ishe ti që me votën tënde "dënove" demokratët sepse mbështetën izraelin pas masakrës së tetorit '23,duke ja dhënë këtij portokalliut!tashti jo vetëm paguaj çmimin më të lartë,por dhe ndonjë bumje "në shtëpinë tënde"!!ti e shumë të tjerë,nuk arrini të shikoni më larg se hunda juaj!nuk keni konceptin e të djeshmes dhe të nesërmes!ju jetoni vetëm në të tashmen!!po të njihje të shkuarën,të nxirrje mësime!?do kishe mundësi të mendoje dhe për të ardhmen!"copa e mutit"është rezulatat i idiotësisë tënde,prandaj të bëftë mirë!!

            Përgjigjjuni
          2. C
            Cubi

            Mos e rruaj fare,se populli e ha. Edhe jemi pro amerikan!!!!!!!!!!!!!!!?????????

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dibroni

              Kryeterroristi dhe kryegjakpirsi i globit që mori jetë fëmijësh kudo nëpër botë. Sidoqoftë, vitet ecin dhe Ty je drejtë vdekjes së sigurtë por lëndove miliona njerzë në këtë planet. To shoftë fara inshallah

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drejtesia

                Kur eshte shqetesuar ndonjehere Vendos tariff cmimet dyfishohen neUSA Fillon lufta cmimet rotten pprape. Jeta po behet e veshtire Pensionet nuk ngrihen today tax sat rotten ashtu si pasuria e Tyree fishoheMjere populli

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pizeveng

                  Mos u shqeteso o Ndryshk se cmimet ne rritje te karburanteve nuk i paguajne vete qytekaret amerikane, por mbare Bota.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje