Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka njoftuar zyrtarisht planet për ndërtimin e një klase të re luftanijesh, të quajtur “Trump-class”, të cilat ai i përshkroi si “luftanijet më të mëdha dhe më të shpejta në historinë botërore”.
Sipas raportimit të Reuters, klasa e re do të udhëhiqet nga anija e parë, USS Defiant, ndërsa fillimisht janë miratuar për ndërtim dy njësi në kantierë detarë në Shtetet e Bashkuara.
Në total, projekti parashikon ndërtimin e 10 luftanijeve, me mundësi zgjerimi deri në 20-25 anije në fazat e mëvonshme.
“Do të jenë më të mëdha, më të shpejta dhe 100 herë më të fuqishme se çdo gjë e ndërtuar më parë”, deklaroi Trump gjatë njoftimit, duke e paraqitur projektin si një hap kyç për forcimin e dominimit detar amerikan.
Sekretari i Marinës Amerikane, John Phelan, tha se ndërtimi i flotës së re do të rezultojë në “më shumë tonazh dhe fuqi zjarri nën ndërtim se në çdo moment tjetër të historisë”, duke shtuar se komponentë të anijeve do të prodhohen në çdo shtet amerikan.
Sipas tij, luftanijet e reja do të mbajnë armët më të mëdha që kanë qenë ndonjëherë në një anije amerikane, përfshirë edhe raketa lundruese të lëshuara nga deti me kapacitet bërthamor.
Anija e parë e klasës do të pagëzohet zyrtarisht si USS Defiant.
Përveç klasës së re të luftanijeve, iniciativa e quajtur “Golden Fleet” përfshin edhe zgjerimin e flotës me lloje të tjera anijesh luftarake, përfshirë një klasë më të vogël dhe më manovruese fregatash, e shpallur më herët nga Marina Amerikane, raportoi Reuters.
Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje lume i tere!
Derisa të ndërtohen këto anije moderne dhe të armatosura me teknikë të sofistifikuar Trampi do të ketë shkuar në hale të sëmës dhe sa ujëra dotë rrjedhin deri atëhere Pastaj mos mendoni se shtetet e tjera me ekonomi të zhvilluar do të rrinë në gjumë dhe mëshirën amerikane Minimalja që kjo flotë të vihet në funksion duhen mbi 10 vjet .Pra Trampi 90 vjeç Putini mbi 85 veç në se arrijnë të jenë gjallë . Megjithëatë është një dëshirë e cila shoqërohet me Qindra miliarda të shpenzuara nga ekonomija që megjthëse është shtet gjigant edhe kostoja e kësaj strategjie ushtarake është në përmasa të pa llogaritëshme ekonomike e financiare. Por me pak vëmëndje kjo nuk është për tu injoruar sepse përbën një përgatitje të ethëshme të Amerikës për ti rënë botës anë e mbanë me synim që të mbajë në kontroll dhe frikë popujt dhe qeveritë e globit për një luftë të re botërore. Sidoqoftë Evropa Azia vëndet Arabe Afrika eAmerika Latine nuk do të flënë gjumë dhe në veçanti Evropa e ka nisur një plan madhor për tu pëgatitur për mbrojtje si nga Rusi por dhe nga ca plane ogurzeza që po përgatit Trampi .
sa të jetë ky portokalliu gjithçka do krijohet në masa absolute,për lart,por me mallra të dorës së tretë të importuara me të lirë nga kina!!ky vetëm pordhë di të shesë!!