Donald Trump: Zelensky mund t’i japë fund luftës që tani

18 Gusht 2025, 19:31Bota TEMA
Donald Trump: Zelensky mund t’i japë fund luftës që tani

Donald Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky janë ulur së bashku në Zyrën Ovale, ku po flasin para gazetarëve.

Trump tha se mendon se Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë një takim trepalësh ku do të ketë një “shans të mirë” për t’i dhënë fund luftës.

“Është e vërtetë që Zelensky mund t’i japë fund luftës tani”, tha ai.

Zelensky nga ana tjetër tha se ukrainasit janë të fortë dhe se mbështesin planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në një “mënyrë diplomatike”.

Ai tha se dëshiron të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin e SHBA-së dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin.

“Cili është mesazhi juaj për popullin ukrainas”, ishte pyetja e gazetarëve, për Donald Trump?

“Ne i duam ata”, tha shkurt Trump ndërsa pozoi për foto me Zelenskyn përpara se të dy të hynin brenda.

Trump e falenderoi Zelenskyn që shkoi sot në SHBA dhe tha se “po bëhet përparim” për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

3 Komente

  1. E
    E verteta tjeter

    Dhe , si mund t'ju i japë fund ? Duke ja dhënë tokat e pushtuara Putinit ? Dhe ti , te marresh levdata , bile cmimin Nobel sepse solle "paqen" ne kurriz te nje populli qe lufton per te mbrojtur vendin e tij.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfurku

      Ja ç'farë i servirin Zelenskit ne tavoline. Ne se dëshiron që lufta të mbaroj, humbe ate. Nuk ndryshon aspak nga menuja e nënave tona ne fukarallëk, o haje, o lëre.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropa kurva plake me pamjen e shalethates Ursula

        Zhelja Zelensky nuk ka gje ne dore per t'i dhene fund luftes, ai te bej llogari qe 20% i teritorit te qepur ne harten e Rusise meme eshte i pakthyeshem, por te shikoj se mos i ikin llokma te tjer dhe 20 behet 40%. Ndreprerja e ndihmes Amerikane dhe i Starlinkut te Elon Musk i jep menjehere fund luftes dhe afron kapitullin e Ukraine si shtet humbes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje