Dron nga Libani drejt shtëpisë së kryeministrit Netanjahu

19 Tetor 2024, 10:50Bota TEMA
Dron nga Libani drejt shtëpisë së kryeministrit Netanjahu

Rezidenca private e kryeministrit Benjamin Netanyahu ishte shënjestër e një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes.

“Një dron u nis drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin verior izraelit të Cezaresë të shtunën”, deklaroi zëdhënësi i tij, duke shtuar se kryeministri dhe bashkëshortja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar në incident.

Më herët, ushtria izraelite tha se një dron ishte nisur nga Libani dhe se kishte goditur një ndërtesë, por pa dhënë detaje se për çfarë ndërtese bëhej fjalë.

Dy dronë të tjerë të nisur nga Libani mëngjesin e sotëm u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, duke shkaktuar sirena në zonën e Tel Avivit.

Sipas shërbimit izraelit të ambulancës dhe policisë shpërthime ishin dëgjuar në Cezare, qytet bregdetar ku Netanyahu ka një shtëpi pushimi.

Sulmi me dron nuk u mor përsipër menjëherë nga grupi libanez i mbështetur nga Irani Hezbollah, i cili ka shkëmbyer zjarrin me Izraelin që nga tetori i kaluar, ose ndonjë grup tjetër militant.

5 Komente

  1. P
    Prisni ndonje atomike tani

    Pune rusesh.sic duket do plasi mire pas kesaj

    Përgjigjjuni
    1. A
      Atomiken iranit e turqise.

      Qija robt erdoganit dhe iranit sa nuk eshte vone.plase atomiken e nxirru uje te zi sa pa e pat ne plan kellirat se me keq se kaq ska ku te shkoje.

      Përgjigjjuni
      1. P
        P S E ?

        Or ti , komentuesi i mesiperm , a e ke idene se cfar po thua ? Turqia eshte antare me peshe te konsiderueshme ne Nato . Ti kujton se me aq , mbyllet historia , kurse ne te vertete , nje bombe e vetme berthamore do te shkaktonte bombardime zinnxhir qe do te shuante jeten mbi toke . Eshte kjo arsyeja se perse nuk eshte perdorur me pas luftes se dyte boterore . Kur je kaq i ceket , eshte me mire te heshtesh , se fanatizmi fetar apo partiak, nuk sjell ndonje te mire per njerezimin .

        Përgjigjjuni
      2. O
        Oh sa kom qesh

        T'i marrin te "keqen" Netanyaut, ai perdor metodat e Hamasit dhe ka kohe qe eshte zhdukur ne bunkere , eshte bere si urith e ndjen e rrezikun dhe e di fundin e tij ne mos nga palestinezet nga vete izraelite.....

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eksperti

          Kjo eshte nje loje e kordinuar me ustallaret qe planifikojne luftra dhe kur deshtojne hapin vatra te reja per mos debatim.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje