Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas raportimeve se dronë sulmues rusë kanë hyrë në territorin polak, duke e cilësuar incidentin si një përshkallëzim serioz dhe të qëllimshëm nga ana e Moskës.
Në një deklaratë publike, Zelensky tha se sulmi nuk ishte aksidental dhe se po shfaqen gjithnjë e më shumë prova se bëhet fjalë për një veprim të planifikuar.
“Po vijnë më shumë informacione rreth ndërhyrjes së dronëve sulmues rusë në territorin polak. Deri më tani, dihet për 8 dronë. Gjithnjë e më shumë prova tregojnë se kjo lëvizje, ky drejtim i sulmit, nuk ishte aksidental.”
Zelensky kujtoi se ka pasur edhe më herët incidente ku dronë individualë rusë kanë kaluar kufijtë, por jo në këtë përmasë dhe me një shënjestrim kaq të drejtpërdrejtë.
“Këtë herë, po regjistrojmë një shkallë shumë më të madhe dhe një shënjestër të qëllimshme.”
Presidenti ukrainas tha se Ukraina është e gatshme t’i ofrojë Polonisë të gjitha të dhënat e disponueshme për këtë incident, si dhe të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi efektiv paralajmërimi dhe mbrojtjeje kundër kërcënimeve të ngjashme ruse.
Ai theksoi se agresioni rus përbën rrezik për çdo vend të pavarur në rajon dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë evropian për siguri të përbashkët.
“Precedenti i përdorimit të avionëve luftarakë nga disa vende evropiane njëkohësisht për të rrëzuar armët ruse dhe për të mbrojtur jetët njerëzore është shumë domethënës.”
Zelensky ripërsëriti thirrjen për krijimin e një sistemi të përbashkët evropian të mbrojtjes ajrore, për të siguruar mbrojtje efektive ndaj dronëve dhe raketave ruse.
“Së bashku, evropianët janë gjithmonë më të fortë. Rusia duhet të ndiejë se përgjigja ndaj këtij hapi përshkallëzues, dhe akoma më shumë ndaj një përpjekjeje për të poshtëruar një nga vendet kyçe të Evropës, do të jetë e qartë dhe e fortë nga të gjithë partnerët.”
Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.
flm shumë,pavarsisht se nuk kam kripto e nuk kam mdërmënd!!a të ka shku në mëndje se këta që ti "rikuperuan me sukses" mund të jenë ata që ti kanë "vjedhur"?një herë e një kohë,në fillimin e demo në shqipëri,të vidhnin xhamin e makinës dhe gjysëm ore më pas të propozonin shitjen e një xhami që ishte tamam për modelin e makinës tënde!!
Ky po perpiqet me te gjitha menyrat qe te fusi edhe Naton ne lufte me Rusine, perpara 2 javesh Duda, ish presidenti polak tregonte per tratativat e ketij komediani tragjik se si kerkonte te fuste Polonine ne lufte me Rusine dhe vecanerisht tashti kur po e shikon qe Ukraina nuk po e perballon me furine ruse
Ky përpiqet të mashtrojë popullin ukrahinas, ndërsa shtetarët polakë dhe europianë i bëjnë llogaritë e tyre ndryshe, dmth se si mund të përfitojnë vetë në këtë situatë në të cilën e çuan Ukrainën për interesat e tyre, ndonëse i kishin bërë llogaritë gabim.
Perendimi kete karin Zhele pasi e futen ne lufte per qellimet e tyre e takojne shpesh si viktime i duket vetja sikur eshte Presidenti i KE dhe po jep "fake news" qe Rusia ka sulmuar me drone Polonine dhe mendon qe te perfshije ne konflikt NATO-n. O shoku Zhele po NATO pjese e konfliktit me Rusine ne Ukarine eshte, ajo ka disa shtabe te saj ne vendin tend ne Lviv, Odesa, Kiev e me gjere ne Gjermani ne Poloni dhe Pentagoni, ndihma ne miliarda e miliarda dollar dhe euro ne armatime, avione, logjistike, satelit, specialiste ushtarake, perfshi edhe gjenerale, mercenare te hua.j Cfare do me qe ajo te perfshihet ne kete lufte dhe po derrmohet jo vetem nga ushtaret ruse, por edhe nga 30 kilogramshat koreano-veriaore.