
Donald J. Trump, ish-president i SHBA-ve, do të jetë sërish një garë për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, për të tretën herë në jetën e tij.
Kështu ka zyrtarizuar ai vetë, gjatë një njoftimi “të jashtëzakonshëm” për publikun, të cilin e kishte paralajmëruar më parë dhe u mbajt në rezidencën e tij në Florida.
“Duhet ta shpëtojmë sërish vendin”.
Asgjë nuk ka ndryshuar në moton e tij, as mesazhi vetë!
Fushata do të emërtohet “Ta bëjmë Amerikën të lavdishme sërish!”, ashtu si ajo e vitit 2016, kur ai i fitoi zgjedhjet përballë rivales, Hillary Clinton.
Teksa, në vitin 2020, ai u mposht përballë kreut aktual të shtetit amerikan, Joe Biden, por Trump kurrë nuk hoqi realisht dorë nga politika dhe nga dëshira për t’u rikthyer në pozitën më të lartë që Kushtetuta e SHBA-ve paraqet për një individ.
“Jemi një vend në rënie të lirë”, i tha miliarderi 76-vjeçar mbështetësve të tij, të cilët ishin mbledhur për të dëgjuar mesazhin e ish-presidentit. “Për dy vitet e fundit, nën qeverisjen e Joe Biden, miliona amerikanë kanë vuajtur, në ankth e në dëshpërim”.
Ndaj, për këtë arsye, ai i tha të gjithë se ka ndërmend të marrë pjesë në fushatën e vitit 2024 për zgjedhjet presidenciale amerikane, duke u bërë kështu kandidati i parë zyrtar, i cili deklarohet.
E gjithë kjo, në një kohë jo të lehtë për republikanët.
Këta të fundit, të shtyrë edhe nga fushata e Trump, prisnin një fitore të madhe në zgjedhjet e mesmandatit prë Senatin, Kongresin dhe guvernatorët amerikanë.
Por, në vend të një “vale të kuqe masive”, ajo çfarë u pa ishte se demokratët dhe Joe Biden, mbështetjen e kanë më të madhe se sa pritej.
Në garën për Senat, demokratët kanë siguruar 50 mandate, të cilat i japin shumicën, me një mandat shtesë të shtetit të Georgia-s, i cili do të luhet në balotazhin e 6 dhjetorit.
Nga ana tjetër, edhe në garën për Kongres, rezultati pritet të jetë i ngushtë në favor të republikanëve, kur pretendohej një ndryshore masive.
Sipas projeksioneve të mediave më të mëdha amerikane, 219-216, në favor të republikanëve, do të përmbyllet gara e Kongresit.
Ndërsa, goditja e fundit për Trump, erdhi kur një prej aleateve të tija kryesore, Kari Lake, u mposht nga rivalja e saj demokrate Katie Hobbs, në garën për guvernatorë të Arizonas.
Vetë mes republikanëve ka përçarje, me senatorin e ri të Floridas, Ron DeSantis, i cili është futur ndjeshëm në garë për të rivalizuar Trumpin dhe ka bërë për vete një numër të madh senatorësh të tjerë, të cilët janë të pakënaqur me sjelljen e ish-presidentit dhe e duan atë jashtë partisë.
Sali Berisha i Amerikes. O une thote edhe ky o asnje tjeter nga partia. Ka rene virusi Saliut edhe te ky kukulla e Putinit.
Sali Berisha i Amerikes. O une thote edhe ky o asnje tjeter nga partia. Ka rene virusi Saliut edhe te ky kukulla e Putinit.
ta dinte xhejms bejker se ne atë thënjen e '91shit e kishim me të futme"ta bëjmë shqipërinë si gjithë europa"!? nuk kishte ardhur kurrë në shqipëri!! e ja ne ja arritëm qëllimit!e bëmë amerikën si shqipërinë!! dhe atje çuam një tufë gomerësh e gomaricash,dhe më në fund mbiu saliu i amerikës!! ndryshe nga saliu ynë,ky i marikës ka lindur miliarder!saliu ynë,bythëgrisur! ky i amrikës po harxhon pare,saliu vetëm ka fituar!!edhe atëherë kur ka qënë në opozitë!!
O Xhedik merri rregullisht ilacet se je renduar dhe mos pi raki caracash. Trump eshte nje nga presidentet me te mire qe ka patur Amerika.P amvaresisht se establidhmenti dhe Deep State e sulmojne pasi i ka nxjerre ashtu sic jane.amerikanet e duan. Ti futi nai byrek e nje gote dhalle mbrapa dhe mos bej krahasime idiote pasi ai ka lind me avion personal ke bytha ndersa ti morracak. Te hedhesh kandidaturen nuk do thote automatikisht te zgjidhesh por te hysh ne gare
po,po,por mos harro të tuat!! apo i ke marrë nga posht??