"Duhet të bëhemi gati për luftë" - Deklarata e ministrit gjerman të Mbrojtjes, që ka ndezur rrjetin

15 Nëntor 2023, 12:02Bota TEMA
"Duhet të bëhemi gati për luftë" - Deklarata e

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius(SPD) së fundmi shkaktoi një bujë reagimesh, kur tha se ushtria gjermane (Bundewehr) duhet të bëhet edhe një herë "gati për luftë". Ai së pari përmendi termin (kriegstüchtig - që mund të përkthehet si i aftë/gatshëm për luftë) dhe hapi një diskutim publik me intervistat e javës së kaluar. Tani është e qartë pse: aftësia luftarake e Gjermanisë duhet të bëhet një maksimë, një udhëzues për veprim dhe një kuptim i ri i Bundeswehrit. Në "Udhëzimet e reja të Politikës së Mbrojtjes", kjo shprehje përmendet në gjashtë herë.

Udhëzimet janë baza konceptuale detyruese e politikës gjermane të mbrojtjes dhe rishikohen gjendjen çdo 10 deri në 15 vjet. Hera e fundit ishte në vitin 2011, kur ministër i Mbrojtjes ishte Thomas de Maiziere (CDU).

Rusia - kërcënimi më i madh dhe i përhershëm

Udhëzimet e reja e përshkruajnë Federatën Ruse si "kërcënimin më të madh të përhershëm për paqen dhe sigurinë në zonën euro-atlantike." Fokusi i Bundeswehrit është pra: mbrojtja e vendit dhe aleatëve të tij. Me Rusinë në mendje, Inspektori i ushtrisë gjermane, gjenerali Carsten Breuer thotë se Gjermania dhe partnerët e saj në NATO po përballen edhe një herë me kërcënimin ushtarak të një kundërshtari të barabartë. Edhe kancelari Olaf Scholz (SPD) supozon se agresioni rus në Ukrainë mund të zgjasë "shumë kohë". Ndaj duhet të investohet më shumë në politikën e mbrojtjes.

Në këtë kontekst, është interesante të shihet se si Pistorius dhe Scholz e shohin të ardhmen e ushtrisë gjermane. Ata duan që Bundeswehri të jetë "shtylla kurrizore e sigurisë evropiane" dhe të bëhet "një gur themeli afatgjatë dhe i besueshëm i mbrojtjes konvencionale në Evropë".

Gjermania duhet të përmbushë përgjegjësinë e saj ushtarake si vendi më i populluar dhe ekonomikisht më i fortë në mes të Evropës. Aleatët tradicionalë si SHBA, Franca apo Britania e Madhe nuk përmenden në "Udhëzimet e reja të Politikës së Mbrojtjes Gjermane".

Gjermania - mbështetje dhe model për vendet më të vogla

Në vend të kësaj, vetë Bundeswehrit i është caktuar disi në mënyrë të ngathët roli i "partnerit mbështetës". Kjo do të thotë se ai duhet të bëhet një model ushtarak dhe një komb ndihmës për anëtarët më të vegjël të NATO-s.

Konkretisht, për shembull, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e përbashkët ajrore të planifikuar dhe të quajtur "Mburoja e Qiellit Evropian" - e cila u inicua nga vetë Gjermania një vit më parë, ajo është bërë pa fqinjët e drejtpërdrejtë - Francën dhe Poloninë.

Përveç Gjermanisë, nënshkruese më 13 tetor 2022, në këtë iniciativë ishin edhe Britania e Madhe, Sllovakia, Norvegjia, Estonia, Letonia, Hungaria, Bullgaria, Belgjika, Republika Çeke, Finlanda, Lituania, Holanda, Rumania dhe Sllovenia. Ndërkohë asaj i janë bashkuar edhe Danimarka, Suedia, Austria dhe Zvicra.

Këto projekte përfshijnë edhe prokurimin e përbashkët të sistemeve të armëve. Në konferencën e Bundeswehrit, kancelari u bëri thirrje në mënyrë specifike kombeve të tjera - që të bashkohen.

Një shembull nga praktika: në fund të verës, sistemi anti-raketë IRIS-T SLM, i cili u përdor me sukses në Ukrainë, iu prezantua partnerëve evropianë. Estonia dhe Letonia nënshkruan më pas kontrata prokurimi në shtator. Nëndetëset po ndërtohen së bashku me Norvegjinë. Gjermania dëshiron të zvogëlojë pengesat për bashkëpunim në të ardhmen, në të njëjtat sisteme armësh mes partnerëve.

Industria e armëve nuk duhet të shqetësohet për të ardhmen

"Pika e kthesës”, një nocion i famshëm që ka përdorur kancelari Scholz, kur foli në Bundestag pas filimit të luftës në Ukrainë, do të thotë për të intensifikimi i bashkëpunimit me industrinë e armëve.

Olaf Scholz thotë se nuk heziton të flasë me industrinë dhe të pyesë ate se çfarë mund të bëjë. Sidomos sepse pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, nevojitet një ndryshim afatgjatë në politikën e mbrojtjes. Ai kërkon edhe porosi afatgjata nga industria e armëve.

Deri në fund të këtij viti pritet që në Bundestag të kalojnë edhe 50 projekte të kërkesave për armë. Atëherë dy të tretat e fondit special të Bundeswehrit prej 100 miliardë eurosh do të lidheshin kontraktualisht. Paratë e financuara nga kredia mund të shpenzohen plotësisht deri në vitin 2027/2028.

Po pastaj? Përgjigje të saktë ndaj kësaj pyetje nuk ka akoma, sepse buxheti normal për mbrojtjen, në planin afatmesëm financiar, ende nuk është rritur. E kur të harxhohet fondi special, buxhetit të mbrojtjes i mungojnë ende rreth 25 miliardë euro të tjera.

Premtimi dhe presionet

Megjithatë, kancelari u ka premtuar gjeneralëve gjermanë se do të gjendet patjetër një mënyrë që Bundeswehrtë marrë fondet që i nevojiten – edhe kur fondi special të jetë konsumuar. Bëhet fjalë për "një përshtatje", tha Scholz në konferencën e Bundeswehrit, çfarëdo që të thotë kjo në terma konkretë.

Kancelari nuk shpjegon se nga do të vijnë paratë. Por në të njëjtën kohë, ai premton se Bundeswehrit do t'i garantohen përgjithmonë dy përqind të PBB-së - deri në vitet 2030.

Por Olaf Scholz nuk ka legjitimitet politik të marrë vendime të tilla afatgjata. Gjithçka që mund të bëjë është të rrisë presionin mbi qeveritë e ardhshme federale për të mos kursyer përsëri në ushtrinë gjermane.

Në Gjermani nevojitet një ndryshim mentaliteti - në ushtri dhe në shoqëri

Sipas "Udhëzimeve të reja të Politikës së Mbrojtjes", Bundeswehrit i duhet një "ndryshim në mentalitet" për t'u bërë "i gatshëm për luftë" -në rast nevoje mbrojtjeje. Ushtria gjermane është ende larg qëllimit të saj për të qenë "gati për veprim dhe luftim në çdo kohë".

Ajo është edhe tepër e burokratizuar. Nga frika e gabimeve, vendimet nuk merren ose delegohen pafundësisht te njëri-tjetri. Prandaj, kancelari dhe ministri i Mbrojtjes duan një kulturë tjetër qëndrimi ndaj gabimeve. Scholz dhe Pistorius duan edhe një ndryshim në mentalitetin e shoqërisë - sepse ka "dyshime të konsiderueshme për qëndrueshmërinë" e Gjermanisë.

Si shembull, një oficer i lartë mjekësor citon vlerësimet e NATO-s sipas të cilave, në rast lufte, 200 deri në 300 ushtarë të plagosur rëndë do të duhej të transportoheshin çdo ditë nga krahu lindor (i NATO-s) në Gjermani në mënyrë që të operohen. Bundeswehri nuk ka kapacite të mjaftueshme për këtë, e këto kapacitete nuk i kanë as spitalet civile. Siç tha ai, vëzhgimet e tij deri më tani kanë tërhequr shumë pak vëmendje në Ministrinë e Shëndetësisë.

Zbatimi i "pikës së kthesës" të përmendur shpesh nuk ka të bëjë vetëm me Bundeswehrin, personelin dhe pajisjet e tij. Edhe shoqëria gjermane duhet të bëhet më elastike, për shembull kur bëhet fjalë për sulmet kibernetike dhe fushatat e disinformimit.

Kancelari thotë se nuk është "dhe aq pesimist” për këtë çështje dhe se shumica dërrmuese e kanë kuptuar se çfarë do të thotë "pikë kthese”. Por e ardhmja do ta dëshmojë këtë.

DW

22 Komente

  1. K
    Kuptimi

    "Kriegstüchtig" = "i aftë për luftë".

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ke të drejtë,të jesh "i aftë për luftë" nuk është njëlloj si "me qënë i gatshëm për luftë",e aq më pak "të pregatitemi për luftë"! por gjuha nuk ka kocka e dridhet si i do bytha gazekarucit!!gjermania,që nga fillimi i viteve '90 është këthyer në shtetin më të dobët nga ana ushtarake!!përfytyro zvicrën 10 x më të vogël se gjermania dhe që ka një ushtri të barabartë me të dhe dyfishin e tankeve!mendimi se nuk kemi më armiq në lindje,i bëri që të zvoglojnë ushtrinë në mënyrë drastike!!pistorius nuk po thotë gjë tjetër veçse të pregatitemi për të qënë të aftë,minimumi, për të mbrojtur sumën tonë!!

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eshte nji Thirrje Alarmuese por dhe Serioze

      Kemi kaq kohe qe shkruajm medieve ku pallohen pederastet shqptare e grek , qe Lufta eshte ne Ajer ose po troket _ por asnji br kurve ne ate vend s'e merrte seriozishte ,ashtu si nuk kan ditur anjiher te marrin Jeten e Atdheun Seriozishte ,sepse per Atdhe kan njohur Parane ,prandaj dhe ne cdo Lufte masakrohet si popull shqiptari ,nga kjo Fare e ndyre Kanceroze qe saboton Shqiptaret ne cdo drejtim me i len ashtu te papregatitur s i do armku para cdo Lufte ! _ Po tani , (i bej pyetje gjthe Politikaneve por edhe "ntelektualeve Patrote" ) kush do ta Mbroj Shqiperine ? Ose me qarte ; Me cfar do mbrohet Shqiperia ? Me cilen Ushtri dhe cfar Aramtimi ? Po Qeverria Aktuale ,se ciles i kem kerkuar vazhdimishte Armatimin e Shqperise pra Ushtrise dhe kthmin e Detyruar Ushtarake te rnse si ka qen dkur , perse nuk e vune ne Ligje ? Perse s'del nji Gazetare i asaj Bordelloje qe mbahet per Shqptare e bej Pyetje z.Rama , se si mendon KM ne raste Lufte te mbrohet Shqperia ? Apo harrova un ,qe Gazetareve te Bordellos Shqptare , mungon Nuhatja te ndjejne se cfar bejet perreth - Botes , sepse Hunda i qendron ngulur ne vrymen e bythes se salih Shpoellarit Prmtive dhe atje ne ate bythe qelbsi gjejne Vetvehten ! PO Veteranet , Ish Gjenerale e Ushtarake ne Pension perse nuk levizin vendit e shkojne nji Grup e kerkoje Takm KM e shprehin e propozojne madje nji Stradegji per Sigurine e Ushtrine Shqptare ne Situate Lufte ? Mos vall presin kasapanen kta Patrote dhe pas saj te daln TV e thone , se na e beri Idoti Rama me Esadistet berisha metaj , ata na cuan ne kte gjendje Masakrimi ? Ne asnj vend te Botes ,nuk qendrohet i Heshtur kur Bota zjen ne cdo drejtim dhe se Lufta bjen aq shpejt sa Shqptaret ka me i gjet ne Hale bythdhjere si gjithmone na kan len Qeverrite e Politka por edhe Patriotet e Parase qe s'njohn Atdhe ala sot !

      Përgjigjjuni
      1. 6
        60 vjec

        ne nuk kemi as pushke druri, per tju dukur armikut i armatosur....armiku kur te sheh me duar ne xhepa, nuk te vret me plumb (vdekja me e lehte ne lufte), por ta nxjerr shpirtin me dru, pasi te ka hequr breket dhe te ka bere per grua...minimumi qe te ofron nje arme ne dore, eshte te vdesesh si burre...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kaçaniku

          Keni mafine me te rrezikshme, po aq sa mafia Italiane. Por nuk keni ndjenja shqiptarizmi, prandaj ju plaqkiten deri ne palce Kryemadhi e Belinda Balluku dhe konkubinat ministresha te Rames.

          Përgjigjjuni
        2. a
          anti25642654censurë

          "PO Veteranet , Ish Gjenerale e Ushtarake ne Pension "ëëëëëëë???? ku kanë kohë ata??janë në demostrata për të përfituar nga "statusi i ushtarakut"!i atij ushtaraku qëëëë¨kur ishte për të mbajtur në këmbë shtetin,iku si lepurin nga gazermat dhe depot!smbeti hajvan pa pshurrur mbi materialin ushtrak që kishim!!ne kishim një ushtri që për fatin tonë,si popull,kishin frikë të tjerët dhe nuk na sulmuan!të na kishin sulmuar!?kamë shumë frikë që do ja kishim mbathur nga sytë këmbët!kujt i kujtohen diskutimet që kemi bërë si këtu dhe tek dita me ish ushtarakë,me grada,do ti vijnë në mënd fjalët e tyre prej burracakësh dhe hajdut fasulesh!! K/Mja i sotëm e ka mëndjen tek piçkturat,ai i djeshmi e kishte mëndjen me vra shqipo!! vari karët,ne do bëjmë atë që kemi bërë gjithnjë!nëse na sulmojnë,do mbrojmë sa të mundim,dhe pastaj do fillojmë të vritemi me njëri tjetrin,për vëndin e parë!!

          Përgjigjjuni
        3. N
          Neve do na Mbroj Peleshi me Nathon !

          Te gjithe Qeverrte informohen per situatat aktuale . Mirpo Bordellua e Parlamentit te Skerdhatave ne Shqiperi perparesore s'kan Shqiperine , madje mundet qe te paguhen per ta len qellmishte ashtu si na dojn Hienat rreth nesh . Mendon ndonj naiv e budalla se eshte nj Rastesi qe ne zhem ne cdo Lufte ne Befasi si Muti ne Shi ? Asnjihere . Keni 33 - vjet ju bij kurvash qe merreni me nj Cop Muti Esadiste dhe s'ngritet kurr zerin per Ushtrine e Sgurine e Shqiperise ne rast Lufte .Tani vazhdoni e han mut si e do Tradita e shkerdhatave

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Po Merkel kurva ku eshte,apo po shkerdhehet me Putinin,idhullin e saj.Kur Trumpi I lajmeronte Gjermanet kini kujdes nga Rusia se po i jepni miliarda cdo muaj duke blere gaz qe mund ta bleni nga aleatet tuaj,kurvat gjermane ne KS qeshnin dhe sulmonin Trumpin neper media cdo dite.Tani ta gezoni Bidenin se u gezuat shume kur u zgjodh merhumi qe mezi lexon nje cope leter.Behuni gati per lufte tani po mos harroni te paguani dhe ushqeni mire emigrantet pa punuar asnje dite se shkelni te drejtat e njeriut.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salkari

              E degjuam dhe xhevahirin e radhes nga Beni .....Trumpi paralajmeroj Gjermanine te kete kujdes nga Rusia .......dhe se duhet te bleni gazin nga aleatet e saj eeee ?? Trumpi e kish hallin te gazi i tij i trysnuar o bole , deshte qe Gjermania mos te lidhej me linjen Nord Stream 2 drejtperdrejt me Rusine , por te importonte nga Shtetet e Bashkuara Gazin e trysnuar te kthyer ne leng .... Trumpi na dalka mbeshtetes i Gjermanise dhe kunder Rusise ....jepi or Beni jepi vec kontrpllo ce ckonsumon , me sa duket konsumon ushqime te skaduara ... Prandaj i penalizoj kompanite gjermane te prodhimit te automjeteve Trumpi ?? Se deshte tu bente nder ??? Ik o Beni ik se u berte gazi i Botes ...

              Përgjigjjuni
            2. E
              Erdogan

              Arnautine dhe jok (jo "shqip") Skiperine zoti me comentin 'Eshte nje thirrje' ta mbrojne ata qe e krijuan (criate angl) ne 1913en per interesat e tyre. Ata qe ndane Epirin ne te Veriut (Vora greq) dhe te Jugut (Jugo sllavisht) Greke. Pashalleku turk i quajture Al-Bani i Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj dhe te fashisteve te Duces eshte Kata-strofi (Drejt Ktheses greq) e Kombit Greko-Ilyre. Duhet te kuptoni qe edge sot qe flasim gjenden Mozaike heronjsh Greke te ketij Kombi ne Siri,Palestine Turqi,Vorio Epiin e Kastriotit deri ne Persi. Perso-Polis (Qitet Pers ne Iran eshte fact historike. You Genitsaros te turqizuar jini pergjegjes qe po perdoreni nga Fuqite e Medha Imperialiste per conflikte. Nje fact eshre edhe Telini fashist qe donte nje Pashallek me kufij deri ne Preveze. Por heronjte Epirote ja numeruan dhe e shtrine. Camet e turqizuar te Thesprotise nuk jane victime e Kombit Greko-Ilyre por e Osmaneve.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                I lufto ne Qipro e mos ha mut ketu?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mbresa

                  KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                  Përgjigjjuni
                2. H
                  HYSENI

                  Nje shte qe ska ushtri,aviacion luftarak, fllote detare dhe mbrojtje bregdetare,krysore radiollokacion e mbrojtje kunder ajrore,ai eshte sshtet bananesh qe ne cdo kohe hedhim syt te zoti i cili as nje kacidhe ste jep ,se te kame then thot ruaju qe te ruaj.Po erdhi te ne lufta NATO ska kohe te vije as ....Ne kushtet e ashpersimit te mundesis tee luftes,qeveria duhet te marre masa shume te fuqishme per te bere balle detyrat per mbrojtjen e atdheut.Kjo fjetje mbi dafina sic ndodhe tek ne paguhet me gjakun e popullit te pa mbrojtur dhe organizimi te mobilizimi anarshi.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tirana

                    Hitlerianet e perhershem dhe aleatet e tyre percaktojne Rusine si armikun e perhershem. Jane merzitur me lufterat lokale, tani duan te bejne lufte boterore. Mos luftoni me Rusine se do ta pesoni me keq sesa para tetedhjete vjeteve. As minjte miliardere te strukur ne bunkeret e tyre antiatomike nuk do te shpetojne gjalle.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      po bqir po!!ashtu si thua ti,ta mbështes derri në rrëzë!!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Multipolar Bota

                        E K Z A K T ! K O M P L I M E N T I ! Rusia nuk është kërcënin pēr asnjë popull të globit. Rusia është varr për neonazizmin kolonialist imperislist . Rusia dhe aleatët e saj janë shpëtimtarë të popujve nga mortaja neonazizmit sionist .

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arbërori

                          Tirona. I paske idetë pak të çoroditura. Gjermania, qoftë ajo naziste, e kishte qoftë edhe një fije demokraci, pas luftës së dytë botërore u bë demokracia më e fuqishme në Europë. A mund të thuhet e njëjta gjë për Rusinë tënde bolshevike, o Tirona?? Filloje që nga koha e Zarit të Madh dhe bëj krahasimin. Doni apo nuk doni e tregoni veten që jeni me ide komuniste bolshevike.

                          Përgjigjjuni
                        2. d
                          demokrati

                          Kjo te ndodh kur qeverisesh nga diletante ne rastin me te mire, apo te kapur dhe te korruptuar si ne radtin e Shqiperise.Tr gjithe ministrat e mbrojtjes se Shqiperise bashke me kryeministrat per shkaterrimin e industrise ushtarake duhet te shkojne para derejtesise.me pak investime industria ushtarake mund te vihej ne linje me kerkesat e NATO.Agresioni rus nuk filloi as me 2008 me luften ne Gjeorgji as ne 2014 me luften ne Ukraine.Asaj i parapriu nje fushate dezinformimi dhe shkaterrim i kaoaciteteve prodhuese dhe shkaterrim i stoqeve te armatimit dhe teknikes.100000 perdha srtilerie kerkon Ukraina ne vit 24000 prodhohen.Tanket leo te 1960 po shkojne drejt Ukraines, majko deliranti dhe i korruptuari i shkaterroi Shqiperise tere korpusin e atrilerise dhe tanket dhe nje baze aviacioni do te shnderrohet ne shurrtore per afrikanet.vis pace para bellum, pastrini bunkeret duke filluar me kryevepren ne Kukes.

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            demokrati

                            Kjo te ndodh kur qeverisesh nga diletante ne rastin me te mire, apo te kapur dhe te korruptuar si ne rastin e Shqiperise.Te gjithe ministrat e mbrojtjes se Shqiperise bashke me kryeministrat per shkaterrimin e industrise ushtarake duhet te shkojne para drejtesise .me pak investime industria ushtarake mund te vihej ne linje me kerkesat e NATO.Agresioni rus nuk filloi as me 2008 me luften ne Gjeorgji as ne 2014 me luften ne Ukraine.Asaj i parapriu nje fushate dezinformimi dhe shkaterrim i kapaciteteve prodhuese dhe shkaterrim i stoqeve te armatimit dhe teknikes.100000 perdha srtilerie kerkon Ukraina ne vit 24000 prodhohen.Tanket leo te 1960 po shkojne drejt Ukraines, majko deliranti dhe i korruptuari i shkaterroi Shqiperise tere korpusin e artilerise dhe tanket dhe nje baze aviacioni do te shnderrohet ne shurrtore per afrikanet.vis pace para bellum, pastrini bunkeret duke filluar me kryevepren ne Kukes.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              RAIFI

                              E gjithë bota është gati gjithmonë për luftën eventuale,kanë ushtri,armatim,i mirëmbajnë strehimoret e objektet tjera ushtarake dhe i mbajnë në msheftësi të plotë.I vetmi e d në botë që shkatërroi Ushtrinë e vet ,shiti armët për skrap dhe nuk blejti kurr është Shqipëria.Ca strehimore miljardshe i dekonspiroi i publikoi në TV kurse bunkeret ca i prishi e ca nuk i mirëmbajti dhe tani janë shkatrruar.Çk menduan qeverit shqiptare se greku e Serbi janë demokratizuar e europjanizuar,jo por qeverit shqiptare mbi 30 vite udhëheqin nga tradhtarët,proserbët dhe progrekët.Për 40 vite Enver Hoxha ua ndertoi Ushtrinë shembull në Ballkan,ua armatosi me të gjitha mjetet dhe halabakët e shkatërruan dhe shitën për pak ditë.Tani të kërcënon greku nga tri herë në ditë dhe do e marr jugun e Shqipërisë siq do futet Serbia në Kosovë.Edi Rama le të përqafohet me Vuçiqin .

                              Përgjigjjuni
                              1. r
                                realistii

                                psiqik. luften e kane ne dore alienet, te cilet skane interes per tipa si ty. lufta tek ty sdo vi kurre. jo greku jo serbi. je askushi dhe askush do mbetes

                                Përgjigjjuni
                              2. S
                                SH.L.B.O.EH

                                NATO ka pas nje shprehje si Leitmotiv ne vitet 60 : If you want Freedom keep the Germans down! Rrodhen vitet , tani thuhet: Let them do more!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje