Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Francë. Mediat vendase raportojnë se dy policë kanë mbetur të vdekur, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur, teksa ishin duke shoqëruar një të burgosur.
Furgoni me të cilën po transportohej i burgosuri nga burgu në drejtim të gjykatës është përplasur fillimisht nga një automjet pranë zonës ku kryhej pagesa e autostradës Incarville, midis Rouen dhe Evreux.
Më pas, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të policëve duke lënë të vdekur dy prej tyre, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. I burgosuri arriti të arratisej së bashku me personat që e ndihmuan në këtë ngjarje tejet të rëndë.
Personi që po transportohej në gjykatë ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe po shkonte për të dhënë dëshminë e tij mbi një vrasje të mbetur në tentativë. Ai është 30 vjeç dhe të martën e kaluar ishte dënuar me 18 muaj burg për vjedhje në supermarkete dhe dyqane në periferi të qytetit Evreux, midis gushtit dhe tetorit 2019.
Ai u dënua edhe për një tentativë vrasjeje në Saint-Etienne-de-Rouvray dhe është gjithashtu nën hetim në Marsejë për një vrasje të kryer më 17 qershor 2022 në Aubagne.
Sa shume e paskan denuar? 18 muaj me kto rekorde.....o zot ku po shkon Franca...
18 muaj ishte vetem per vjedhjen. Po gjera te tilla e shume me keq ndodhin ne cdo vend te botes, se u vrane 2 police. Ndodhi ne France dhe u alarmove ti?