E rëndë në Itali: Gjendet e pajetë një foshnje 6 muajshe në një park në Romë, pranë saj edhe trupi i një gruaje

8 Qershor 2025, 09:21Bota TEMA
E rëndë në Itali: Gjendet e pajetë një foshnje 6

Dy trupa të pajetë, të një gruaje dhe një foshnje 6 muajshe, u gjetën pasditen e së shtunës në Villa Pamphili.

Sipas La Republica, trupi i vajzës së vogël u gjet në një vendgrumbullim mbeturinash, ndërsa rreth 100 metra më tutje ishte edhe trupi i gruas, në një qese të zezë.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për trupat e nënë e bijë apo kombësia e tyre, megjithatë, nuk janë përjashtuar asnjë pistë hetimi, përfshirë një lidhje të mundshme midis dy viktimave. 

Hetuesit po kontrollojnë kamerat e sigurisë në zonë me shpresën se pajisjet mund të kenë kapur personin ose personat që vranë të porsalindurin dhe gruan.

Gruaja u gjet nga hetuesit gjatë hetimeve të para që filluan pasi disa kalimtarë, rreth orës 4 pasdite, kishin kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi kishin vënë re trupin e vajzës së vogël.

Misteri i dyfishtë tërhoqi menjëherë në vendngjarjeje shumë patrulla policie, bashkë me njësinë e Hetimeve Shkencore, një ambulancë, një automjet të zjarrfikësve, si dhe prokurorin e Prokurorisë së Romës, Antonio Verdi.

“Do të marrim ADN-në. Nuk vumë re asnjë plagë te gruaja, por është shumë herët për ta thënë.", tha prokurori.

Lini një Përgjigje